"O djalë të bëra ministër se s'të bënte askush", Ylli Manjani "shpërthen" ndaj Metës: Hahahaha, hedh veç tymçe, nuk ta kam kërkuar. Presidenca në krizë, Meta është djallosës dhe jo llogjik

8 Janar 2020, 11:06Politika TEMA

Ylli Manjani vijon debatin në distancë me presidentin Ilir Meta.

Fill pasi ky i fundit ju kundërpërgjigj kritikave duke i thënë që mos fliste pasi e kishte bërë ministër, Manjani shprehet se këto janë “tymçe që hedh Ilir Meta.

Manjani shprehet se Presidenca është në krizë dhe se kjo bëhet nga kreu i shtetit për të shpërndarë vëmendjen.

Ndërkohë, ai i sugjeron që mos i sulmojë ambasadorët.

“Një një reagim të Tij, mbrëmë në Temporën e Sonila Meços, Presidenti i Republikës disi nervoz tha disa çudira në drejtimin tim.

Natyrisht nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me reagime të detajuara, por nuk mund të mos sqaroj disa tymçe të panevojshme që zoti President hodhi në ajër.

Së pari, Ai hodhi idenë që “ai djali (dmth unë) të mos përdoret për të goditur figurën e Presidentit”.
Hahahahahahahahahahahahahahahahahaha

Ende më vjen të qesh, ashtu siç edhe ndjehem i keqardhur që Presidenti të besojë dhe të artikulojë gjëra të tilla!

Po të përdoresha, ashtu siç thotë Presidenti, do kisha qenë pak më i efektshëm me karrierën time dhe shumë më rezultativ në “goditjen e figurës së Presidentit”.

Se kush po më përdor mua për të sulmuar atë, një dreq e di! Do kisha patur dëshirë ta dija që ti faturoj shërbimin të paktën… ???

Nejse, fundja le të mendojë si të dojë, por për sa thashë tek ajo intervistë dhe kam thënë edhe më parë për rolin e Presidentit, i qëndroj me besnikëri dhe i argumentoj me fakte të njohura publikisht.

Së dyti, për atë që “më bëri ministër”. Nuk e kam ndaluar për asnjë çast së shprehuri mirnjohjen për këtë gjë. Asnjëherë e anë asnjë rrethanë.

Nga ana tjetër kurrë në jetën time nuk i kam kërkuar askujt të më bëjë ministër apo deputet. Politikën e kam parë dhe e shoh si kontribut qytetar dhe jo si agjensi punësimi.

Pa dashur të hyj në detajet e emërimit tim si ministër e as të shkarkimit tim, sepse siç thashë nuk dua të ushqej lajmet, u ftova për të ushtruar atë detyrë me objektiva konkrete dhe e dorëzova me objektiva të realizuara.

Këtë gjë zoti President e di shumë mirë!

Nëse Ai mendon se po të kesh qenë ministër nuk u dashka menduar e folur më, atëherë qenka dakort me paketën anti-shpifje të Ramës. Personalisht nuk cuditem as për këtë…

Lirinë për të menduar e shprehur mendimin ma jep Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta, të cilën Presidenti mendon se po e mbron. Nëse vërtetë e mbron, nuk duhet ta ketë këtë tezë në kokë se pastaj është vërtetë kontradiktor.

Së treti, për qendrimin tim “kontradiktor” mbi djegien e mandateve.

Presidenti, ashtu si Kryetarja e LSI mendojnë se unë njëherë paskam qenë për djegien e mandateve pastaj jo. Çudi e madhe!!!

Në thelb çështja është kot, sepse unë as kisha mandat për të djegur e as mandat për të marrë. Ata e dinë mirë se nuk isha në asnjë listë deputetësh.

Por për konsuencë të fakteve publike, kurrë nuk jam shprehur, sepse nuk e kam menduar këtë gjë, që opozita ka bërë gabim. Përkundrazi edhe sot them u bë mirë që u dogjën, sepse kështu kuptoi i madh e i vogël se nga kush qeverisemi.

Sqarimi që u mundua të bënte pas ndërhyrjes sime në studio ishte më djallosës dhe jo llogjik.

Sipas Tij, kush mbron tezën e djegies së mandateve nuk mund të kërkoka tryezë dialogu te Presidenti!!!

Po Presidenti për këtë rast duhet kur opozita është në rrugë, se kur është në Parlament e bën vetë dialogun.

Këto janë fakte dhe jo llafe, e as supozime!

Së fundi, mbi sugjerimin e Presidentit se “e paskam ndritur me Ambasadorët”.

Siç e kam stërthënë atë që mendoj, Shqipëria nuk është Republikë Ambasadorësh. Ambasadorët kanë punën e tyre, dhe siç e di dhe Presidenti në zyrën e Ministrit të Drejtësisë janë pritur e përcjellë me respekt dhe pa asnjë ulje koke.

Përkundrazi, atyre u është prezantuar mendimi i ministrit i qartë, i drejtpërdrejtë dhe në gjuhë të pastër.

Por asnjëherë nuk u sulmuan as publikisht e as konfidencialisht nga ana ime. Përkundrazi deri në ditët e fundit të mandatit të tyre, me ata kam patur marrëdhënie korrekte dhe njerëzore.

Ndaj nuk kam se si ti sugjeroj Presidentit të përplaset publikisht me ta.

E përsëris, e keqja e këti vendi është në qeveri dhe jo tek ambasadat. Këtë gjë e kam besuar dhe artikuluar edhe kur kam shërbyer si ministër në ato 15 muaj.

Po nuk pranuam këtë, pra që e keqja është gjithnjë në qeveri, vetëm e mbrojmë qeverinë!

Me në fund fare, është krejt normale që Presidenti të mos mendojë seç mendoj unë, por nuk është normale që për të shmangur vemendjen nga thelbi i krizës së Tij presidenciale të merret me mua.

Jo për gjë po nuk ngjan mirë…”, shkruan Manjani.

(TemA)

20 komente në ““O djalë të bëra ministër se s’të bënte askush”, Ylli Manjani “shpërthen” ndaj Metës: Hahahaha, hedh veç tymçe, nuk ta kam kërkuar. Presidenca në krizë, Meta është djallosës dhe jo llogjik”

  1. Adeci says:

    Kokat hëngshi ishalla.

    1. Metiu says:

      Sa e kishe nje licence noteri.. amon thuja shqiptarve

  2. Ina says:

    opa… Plasi nga mafja. Kaq e kishin paqen. Epo, leket mbarohen kur nuk ke me c’te vjedhesh. Plera, ju erdhi dita!

  3. Flutura says:

    Loqe ti, koke loqe ai. Kokat hengshi.

  4. Malko says:

    Me Nanon u prishe, ok integritet, me Ramen Ok e perforcove integritetin, komplimente… Te gjitha i shkerrmoqe kur u bashkove “Met-Cizmen”, pra te gjtha te dolen fasade…

  5. Z says:

    Kjo eshte e vertete! Te gjithe politikanet shqiptare kane qene servile dhe gur shahu per Saliun,Nanon,Liken edhe Ramen! Keta kane bere ligjin! Nuk mund te harroj kur Manjani u shfaq ne zyrat e kuvendit ne oren 12 te nates me ursher te Floririt per te deshmuar qe Bylykbashi kishte permendur nje fjali…! Te gjithe i kane sherbyer me devotshmeri ketyre njerezve ndryshe ngryseshe por nuk gdhiheshe! Manjani trim? ZOt na ruaj nga trima te tille te dhjere!

  6. Sa vone je or Ylli says:

    Kumuria e Rrugës së Elbasanit

    Postuar në 01 Shkurt, 2017 21:57
    Ilir Mborja
    Shumëkush e cilësoi si tërmet atë që ndodhi me Ylli Manjanin. Për mendimin tim, intervista agresive ndaj qeverisë në “Top Channel” e Ministrit të Drejtësisë, ishte prova më e fundit e Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Pra ishte një tërmet i krijuar me dashje (kundër Saimir Tahirit) për të provuar rezistencën e koalicionit. Sizmiologët shpjegojnë, se, kur lëkundja e tokës është dukuri natyrore, njeh dy faza. Tërmetin kryesor dhe pas-tërmetet që vijnë duke u shuar. Për lëkundje para-tërmet nuk kemi dëgjuar. Patjetër ato ekzistojnë, por njerëzit nuk i kuptojnë. Thonë, se, në çastet e fundit, ato i parandjejnë vetëm minjtë. Por, gjithsesi, për t’u ruajtur nga katastrofat e shembjeve që shkaktojnë tërmetet, njerëzit e mençur, para se të ndërtojnë, bëjnë studimin e strukturës së tokës. Pra, për të provuar se sa mban trualli, kryejnë testin e fortësisë së tij. Kjo realizohet duke shkaktuar vetë artificialisht disa mikrotërmete. Shpohet një vrimë në thellësi të tokës dhe plaset një sasi dinamiti. Me anë të një mjeti të veçantë regjistrohen amplitudat e dridhjeve dhe nga rezultati që del, përcaktohet pastaj edhe lartësia e lejuar e ndërtesës. Për trojet kështu. Ndërsa për njerëzit, testit të rezistencës ndaj korrupsionit, amerikanët i thonë vetting…

    Pikërisht, me këto lëkundje të këtij test-tërmeti dhe jo me tërmetin natyral ngjan episodi me Ylli Manjanin. Ilir Meta dhe të tijtë (në të njëjtën mënyrë si Basha dhe Berisha) kanë kohë që goditjet i kanë përqendruar tek Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Pas votimit të detyruar të ligjit të Vettingut, ata kanë pasur më shumë kohë për ta bërë hapur këtë. Pa u lodhur, ata “kompesojnë” akuzat e munguara të ndonjë ndërkombëtari të rëndësishëm për “kanabizimin” e Shqipërisë. Është e çuditshme gjithashtu, se si në Uashington nuk del kush “të ketë kurajo”, por gjejnë gjithmonë një të tretë për t’u marrë vesh me Saimir Tahirin?! Edhe për Klement Balilin po kështu… Nuk harruan të “porositin” Ilir Metën?!.

    Dikur, u përfol nën zë, se, aparatin përgjues që u gjet në zyrën e ministrit Tahiri tek godina e Gardës, e kishin vendosur njerëzit e LSI-së, por kjo, duket se “u harrua” që të provohej nga socialistët apo ndonjë tjetër që i udhëzon ata… Edhe nëse “harrojnë” ata, duket se është dikush tjetër që nuk harron për asnjë çast rëndësinë e numrave në Parlament. Deri para 21 korrikut të 2016-s ishte 93-shi numri magjik që shpërfillte konsensusin për Reformën në Drejtësi. Tani, e deri në qershor të 2017, mbetet 71-shi numri që çon në zgjedhje shqiptarët pasi të ketë filluar vetting-u. Prandaj, deklarata e Ilir Metës se: “Nëse kryeministri Rama konfirmon se i ka 71 mandate legjitime, LSI del në opozitë që tani” ishte e tepërt. Është e disata herë që Ilir Meta e thotë këtë gjë “me qetësinë dhe dashurinë” që e karakterizon.

    E provoi dhe në verën e vitit që shkoi, se shantazhet e tij me numrin 71 nuk pinë ujë te ai që vendos. Të gjithë e pamë se ishte tjetërkush ai, që në mesnatën midis 21 dhe 22 korrikut, provoi se ka fuqinë që t’i rreshtojë të 140 deputetë e kusarë bashkë në rresht për të votuar ndëshkimin e tyre… Prandaj kam bindjen se Ilir Meta gabon kur kujton se numrat e tij që kushtëzojnë 71-shin është arma e tij e fuqishme. Numri “71”, për të cilin Edi Rama iu përgjigj në çast se e ka edhe pa LSI-në, është vetëm mbijetesa e të dy atyre deri më 18 qershor të 2017-s. Prandaj, deri para funksionimit më të thelluar të vetting-ut, nuk janë të besushëm as sondazhet për rezultatet e zgjedhjeve të qershorit…

    Nuk mund të shantazhohet ai që vendos për këtë në politikën shqiptare. Ai as nuk mund të “testohet” me “tërmete” të stisura të tipit Manjani. Prandaj rezultati i gjithë këtij test-tërmeti, ishte vetëm dekonspirimi i emrit të Atij që vendos. Donald Lu është ende, edhe pas zgjedhjes së Donald Trump-it. Ai është ende, edhe pas bastit të humbur të Edi Ramës për zonjën Klinton, sepse interesat strategjike të Amerikës janë përtej simpative personale presindenciale. Adashi im nuk po tregohet hiç i zgjuar me këto test-tërmete të panevojshme. Problemi i shqiptarëve në Ballkan nuk është as Saimir Tahiri, as paaftësia e tij për të kapur katundarët që mbjellin ashash, as Klement Balili dhe. as dashnoret e ministrave që flenë në hotelin e tij… Ilir Meta e di mirë këtë. Edhe shqiptarët e kuptojnë se ata që ai përdor, si edhe ata që nxjerr nëpër studio televizive, nuk e justifikojnë dot atë… Ata vetëm sa dekonspirojnë situatën e tij të vështirë. Ndërsa Ylli i zverdhur, që dukej tmerrësisht i trembur, duke qarë më shumë hallin e Kryetarit se të vetin, na tregoi se: “Ilir Metës i këndojnë njëmijenjë kumuri mbi kokë”. Por të gjithë e dinë, se nuk janë njëmijenjë, por vetëm një “kumuri” ajo që “i këndon mbi krye këngën e vetting-ut” të gjithë të inkriminuarëve. Është “kumuria” tek Rruga e Elbasanit që këndon. “Kumuria”, që mes ca djelmoshash e vajzash nga Elbasani, me daulle, cyrle dhe fizarmonikë, me një këngëtar çam në të djathtë, duke mbajtur ritmin me ksistër në dorë, na përshëndeti në natën e ndërrimit të viteve me këngën “Ja na erdhi Viti i Ri”. Nuk ka kumuri të tjera. Ai është vetëm…

  7. pavlo says:

    o kurr nuk e gjen asgje kto mos mendoni u erdhi dita u erdhi burgu u erdhi kjo e ajo te gjith jan Nje.si spak si veting si qeveri opozita jan bashke han ne nje legen .jan frut i pa ndarë .

  8. tirana says:

    LESH KACUREL .

  9. them une says:

    Kisha fituar nje gjyq me ndermarjen ne 2000, nderrmarja me detyrohej per gjashte paga mujore te mohuara nga nje drejtor hajdut. Gjyqi kishte marre forme ne prere ne Apel, po ate vit. Shuma e 6 pagave ishte 100 mije l.r. Ato leke nuk m’i jepnin, se edhe permbaruesi fshihej (drejtori hajdut e kishte futur edhe ate ne thes). Kjo situate vazhdoi per 13 vjet rrjesht. Ne kohen qe ishte minister Ylli Manjani,sa i shkova nepunesit ne ate ministri, ai urdheroi permbaruesin dhe problemi u zgjidh. Puna ime u zgjodh kur ishte minister Ylli Manjani, me te cilin nuk jam takuar asnjehere ne jete, ai eshte me origjine nga Veriu e une nga Jugu. Kjo eshte e verteta.

    1. FLUTURA says:

      Per te bere armiq, nuk ka nevoje te shpallesh lufte. Thuaj te verteten…

  10. Zgalem says:

    Shprehja e Metes ” Ka hak , e bera Minister ” , per Ylli Manjanin , shpreh ideollogjine sunduse te qeverrisjeve shqiptare . Duhet t’i sherbesh besnikerisht , atij , qe te propozon , ose te ngre ne nje pozite shteterore . Kjo eshte nje semundje , nga me te rrezikeshmet . E theksuar eshte te Berisha dhe Ilir Meta . Ja ku e cfaq hapur , Iliri , ne kete interviste kunder Yllit , qe ka dale kunder Presidentit . Dekllarate dhe veprime te turpshem . Parti me rrenje klientelistre : Me ben Minister , te jem gjithnje ne krahun tend . Keshtu ndodh keto 30 vjet , ne qeverrisje , me keta kriminele te dekllaruar , qe pushtetin e dhene nga populli e perdorin per famijet e tyre . Shqiparia do te kete administrate ligjore , kur te eliminohet kjo njolle e zeze , ne zgjedhjen dhe punesimin , nga postet e thjeshta . deri ne rangjet e larta . Zgalem

  11. Bureto says:

    @them unë! Bravo për qytetarinë tënde. Në fund të fundit po thua atë që vërtet të ka ndodhur dhe kjo sigurisht shkon në dobi të Manjanit. Por e keqja jonë or mik është se ti vërtet në fund t’u zgjidh halli, po për atë sorrollatjen tënde për 13 muaj a do duhej të përgjigjej dikush? Nuk di të them për atë drejtorin tënd hajdut, por them për atë përmbaruesin që varej nga ministria e Drejtësisë ku ministër ishte Manjani a di gjë se ç’u bë? Apo varja, siç themi ne kur s’kemi fuqi t’i kundërvihemi atyre që na bien në qafë padrejtësisht apo na hanë hakun, edhe kur të drejtën e fitojmë në gjyq. Jo për gjë, por e keqja tonë qëndron tek sistemi, qoftë ky shëndetësor, arsimor, i drejtësisë, i sigurimeve etj, etj. Se është e pamundur që gjithë hallet e miletit të zgjidhen me urdhra ministri se atëhere i bie që, për t’i zgjidhur gjithë ato halle, dita e punës së tij të jetë 24 orë, dhe kjo nëse nuk do duhet të kryejë fare detyrën e tij si ministër dhe ajo detyrë ppr të cilën paguhet është që të rregullojë sistemin të cilin ai e drejton. Për këto mbahen mend shtetarët dhe jo nëse më kanë bërë apo jo ndonjë të mirë mua, ti apo dikujt tjetër. Ministrat vijnë e ikin, po gjurmë që të mbahen mend për aq sa shërbejnë, nuk kemi parë. As për Manjanin.

  12. Zhaku says:

    Ky eshte meta, ky eshte ai njeriu i cili te jep, por te kerkon te mare familjen per ate ç’ka te ka dhene kur ti se doje. Kybeshte plera e jetij vendi qe kurre nuk do kete qetesi perderisa ky dhe e shoqja e tije, bejne dhe investojne plane destabilizuese per kete vend sa here qe ketyreve si familje u vjen era e pergjegjesise para drejtesise. Ky e ka damllakosur veten me vidion e hajdutit gjobvenes, e shoqja akoma me keq kur thote se u be e oasur kur i jati fermer u shperblye nga perfitimi si fermer, me kto plera neper kembe vetem kolere do kemi.

  13. Yllit i ndriti fati .... the lAckey Ylli says:

    Po beja nje kerkim ne internet per z. ylli Manjani ish minister drejtesie. Ma shume isha i nteresuar ta shoh ne kenveshtrimin si intelektual ,profesionalisht te afte per kontributet ne dobi te shoqerise shqiptare ? jutist karriere ? botime? ceshtje te zgjidhura profesionalisht ? vleresime te kolegeve juriste per aftesite profesionale te Z. Yllit ?? Atehere lind pyetja SI dhe PSE bani karriere . Petja eshte retorike.

  14. Jimi says:

    Meqense po thua, qe une te bera minister, se s’te bente askush! Kjo ne nje fare menyre nenkupton, se te gjithe ata qe e kishin tagrin politik e shteteror, tek ky njeri nuk shikonin ndonje fare vlere per ta emeruar ne nje post te tille! Natyrshem lind pyetja! Ti per cfare arsye e emerove minister nje njeri qe nuk kishte kapacitetet e mjaftushme per kete detyre? Te jete edhe ky nje pazar, si edhe shume te tjere, qe ti tere keto vite qe ke vegjetuar ne politike ke bere me lloj lloj horrash e mostrash per interesat e tua familjare?

  15. them une says:

    I nderuar “Bureto”! Te falnderoj qe e ke lexuar drejt komentin tim, por nga nxitimi nuk ke vene re, se nuk prita 13 muaj, por tvje 13 vjet(!) Manjani kishte vetem dy muaj qe kishte filluar pune si minister. Problemi im u zgjidh ne Nentor 2013. Ju uroj cdo te mire ne jete.

  16. EG says:

    O djale te bera minister se s’te bente askush.

    Mjafton ky statement te kuptosh mendesine e Ilir Metes, i cili e shikon dhe trajton qeverine si bisnesin e vet.
    Pra ky e beri minister kete jo se ky e ka merituar kete rol, por sepse donte ta favorizonte per qellimet e tij personale dhe me vonte ta perdorte po per keto qellime ashtu edhe sikurse e perdori.

    Po ty Ilir kush te beri kryeminister dhe president se une si popull nuk do te beja kurre?????

  17. Arber iliri says:

    Te dy ne te njejten vorbe hani e dhisni.jeni pjese e problemit jo zgjidhje e tij.lehni ndaj njeri tjetrit se ua do puna.duhet te largoheni sa me pare nga politika se vetem deme beni.

  18. Tomori USA. says:

    Bravo Ylli Manjani, qe ja plase e fytyre keti kameleoni, mashtrusi e faqeziu qe, me pare se te mendoi per aftesit profesjonale dhe begraundin e nje kuadri, mendon se cfare mbeshtetje dhe perfitime personale e famijare dote kete, mbasi te emeroi ne detyre x- y.
    Ky eshte mashtrusi dhe kamaleoni qe ka gati 30 vjet qe vecse ka perfituar nga postet shteterore e partriake, aq shume sa eshte cilesuar nga shtypi si bosi me pasur i ballkanit.
    Duke e pare e degjuar intevisten qe dha ne televizjon, ky moster, Meta.
    shprehim keqardhje per popullin shqiptar, qe keta mostra duke menduar e vepruar keshtu, e kane lene SHqiperine ne fund te Evropes, me nje popullesi nga me te varfrat ne ballkan, edhe pse per vehte e familjaret e tij, sic shkruhet e thuhet, Meta dhe Monika, bejn vile milionshe me 11 banja dhe nje per mace apo qen= 12. dhe shqiptareve u ben thirje te qendrojne ne SHqiperi, per vehten e tij femijet i con neper shkolla shume te shtrenjta ne Angli.
    Krahas peshkaqeneve te medhenj, SPAKU dhe BKH, te parin te mare nen hetim Iilir Meten, Berishen, Bashen, Ramen. me pas ministra e politikane te gjitha ranjgjeve qe kane vene pasuri me vjedhje e koorupsjon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje