Zbërthimi i dosjes "Babale", zbardhen të tjera detaje nga takimi Salianji-Albert Veliu: Ja si u planifikua audio-përgjimi dhe premtimet për para dhe azil politik

8 Janar 2020, 16:54Politika TEMA

Skandali i Babales u bë i njohur pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali të sajuar audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të supozuar me vëllain e Ministrit të Brendshëm të kohës, për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Por, aktualisht për këtë dosje, janë hetuar dhe kanë marrë dënime për mashtrim ish deputeti i PD, Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliun (Babalja) dhe Fredi Alizoti të cilët për llogari të “selisë blu”, organizuan të gjithë inskenimin.

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, ka konstatuar se përveç përfitimit material i pandehuri Albert Veliu ka pasur si qëllim tjetër në kryerjen e veprës penale edhe atë të përfitimit të azilit politik për vete dhe familjarët e tij.

Sipas Gjykatës, rezulton e provuar që i pandehuri Albert Veliu ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shpërndarjen e këtij audiopërgjimi dhe publikimin mediatik të tij duke i atribuar kryerjen e një vepre penale të rëndë  shtetasit  Geron (Agron) Xhafaj me qëllimin  e inicimit të një procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e përfitimeve materiale në vlera monetare për të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Regjistrimi i stimuluar i dorëzohet Salianjit

Nga provat rezulton se ky qëllim  i të pandehurit Albert Veliu për azil politik për vete dhe familjarët e tij del qartë i provuar  nga komunikimet e përgjimet telefonike gjatë kohës së kryerjes së veprës penale e pas saj,duke u ndihmuar në këtë qëllim edhe nga bashkëpandehuri tjetër Ervin Salianji, deputet në atë kohë i Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë. Ky qëllim i të  pandehurit rezulton edhe nga veprimet e të pandehurit pas kryerjes së veprës penale.

Nga aktet rezulton se i pandehuri Albert Veliu ka kërkuar strehim politik në Mbretërinë e Belgjikës, ku është kapur për efekte ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë. Nga ana e kësaj gjykate i është mundësuar të pandehurit Albert Veliu  njoftimi për këtë procedim penal objekte gjykimi, por i pandehuri rezulton që t’i fshihet drejtësisë pavarësisht se ishte në dijeni të këtij procedimi penal.

Gjithashtu ka rezultuar e provuar që të dy të pandehurit e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet

Deklarimet e dhëna në hetim të bashkëtëpandehurit Albert Veliu (subjekti iniciues dhe protagonist ne audiopërgjim, me precedente penale dhe i motivuar nga një ndjenjë qejfmbetje e dashakeqesie ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj të cilat vlerësohen me rezervë nga Gjykata për shkak të kontradiktoritetit të tyre në faktet e deklaruara me provat e tjera si me siper janë evidentuar,  dhe deklarimet e të pandehurit Fredi Alizoti si në hetim e gjykim

e po kështu përmbajtja e bisedave sipas tabulateve telefonike për komunikimet e kryera midis të gjithë të pandehurve disa ditë para realizimit të audiopërgjimit, mungesa e çdo qëllimi tjetër të mundshëm që të shpjegojë komunikimet telefonike të shpeshta e zinxhir mes të pandehurve pergjate periudhes se realizimit te audiopergjimit e mbas tij, faktojnë e provojne bashkepunimin e te pandehurve ne kryerjen e kesaj vepre penale dhe se ne muajin Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Audio-regjistrimi i manipuluar

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës).

Ky publikim është kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambjental dhe i transkriptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke stimuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj.

Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës.

Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X” ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”, shkruan CNA. al, referuar vendimit të Gjykatës.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.

Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.

Pavarësisht që bisedat ndër të tjera kanë patur kontekst çështjen e shpërblimit për punën e kryer, i pandehuri Albert Veliu nuk ka kundërshtuar të pandehurin Fredi Alizoti dhe për më tepër që e ka aprovuar në heshtje.

Nga analizimi i përgjimeve telefonike vihet re se i pandehuri Albert Veliu u “kërkon llogari” personave të tjerë për sistemimin e familjarëve të tij.

Salianji, ndërmjetës, mes Babales dhe gazetarit

Në vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesëmarrja, kontributi dhe bashkëpunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji.

Tabulatet, sipas Gjykatës, janë tregues që faktojnë përfshirjen aktive te bashkëtëpandehurit tjetër Ervin Salianji në kryerjen e veprës penale në bashkëpunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojnë veprimtarineëaktive të tij në përgatitjen e më tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar që disa dite para se të realizohej audiopërgjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Pikërisht veprimet aktive të të pandehurit Albert Veliu në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, e njëkohësisht të kundërligjshme lidhur me planifikimin, përgatitjen, realizimin e një audiopërgjimi të rremë midis dy të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shpërndarjen e këtij audiopërgjimi dhe publikimin mediatik të tij duke i atribuar kryerjen e një vepre penale të rëndë  shtetasit  Geron (Agron) Xhafaj me qëllimin  e inicimit të një procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e përfitimeve monetare për të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po kështu shfrytëzimin e këtij audiopërgjimi për realizimin e interesave politike për të pandehurin Ervin Salianji provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë shkakësore të veprimeve të bashkërenduara të secilit prej të pandehurve me pasojën e ardhur në fillimin e një procedimi penal ligjërisht të pabazuar dhe të mbështetur në prova të sajuara e të rreme.

Më tej, Gjykata shprehet se është një fakt i provuar nga aktet provuese, veçanërisht nga përmbajtja e transkripteve të bisedave telefonike të sipërevidentuara midis të pandehurve, ku evidentohet dhe vërtetohet pjesëmarrja aktive e të pandehurit Albert Veliu në të gjithë veprimtarinë e kundërligjshme së bashku me të pandehurit e tjerë Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve të tyre në rend kronologjik e të mirëmenduar për realizimin e këtij audiopërgjimi nga përgatitja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri në mënyrën e publikimit mediatik të tij dhe servirjen si krim i rëndë i kryer nga shtetasi Geron(Agron) Xhafaj.

Referuar rrethanave të faktit, provave të administruara në hetim e gjykim, paraqitja e këtij kallëzimi nga i pandehuri bashkë me prova dokumentuese të sajuara prej tij, kanë vënë në lëvizje organin procedues për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e çështjes (duke harxhuar burimet njerezore, vëmendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme që i shërbejnë kësaj Prokurorie të Posaçme për të hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtaritë konkrete kriminale dhe jo ato të sajuara), por që nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurit nuk i pergjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tij për të filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, për qëllime fitimi shumash të caktuara monetare.

Gjykata: Saliani kishte premtuar shuma monetare

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Albert Veliu në bashkëpunim me bashkëtëpandehurit e tjerë Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi me faj, në formën e dashjes direkte, me qëllimin e posaçëm për të shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyrë nga motive të dobëta (për të përfituar shuma monetare te premtuara nga i bashkëpandehuri tjeter Ervin Salianji), veprime këto që kanë një lidhje të drejtëpërdrejtë shkakësore me pasojën e dëshiruar prej të pandehurit, çka e bën të qartë se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve të tij (kallëzimin e rremë në organin procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit të kallëzuar Geron (Agron) Xhafaj) dhe njëkohësisht ka dëshiruar ardhjen e këtyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-ministrit te brendshem ne kohen kur dhe eshte bere publik ky kallezim i rreme.

Në rastin konkret, te pandehurit kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes së veprës penale si dhe ndarjen e roleve në këtë bashkëpunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatoëe, e njëkohësisht i pari edhe ekzekutorë e dy të pandehurit e tjerë njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmës (të katërt kanë kryer veprime aktive në realizimin e audiopërgjimit kompromentues të rremë me qëllim adresimin mediatikisht e publikisht të një kallëzimi të rremë për kryerjen e një krimi që nuk ështe kryer ndaj një shtetasi shqiptar.

19 komente në “Zbërthimi i dosjes “Babale”, zbardhen të tjera detaje nga takimi Salianji-Albert Veliu: Ja si u planifikua audio-përgjimi dhe premtimet për para dhe azil politik”

  1. ZIGUR QARRI says:

    O zot, sa turp. Mendo qe i pari qe dha lajmin e nje zbulimi sensacional te perfshirjes se M te brendeshem ne tregeti antiligjore droge, qe nje ish kryetar partie ( ne fakt eshte akoma ), nje Doktor Profesor per pune te felliqura erresire, nje anti njeri. Mendo nje gazetar, i cili ne profesionin e tij, te verteten duhet ta kishte Biblen e perditeshme. O zot sa mbrapsht shkojne gjrat ne Shqiperi

    1. Zigur Qarri says:

      BE nuk hapi negociatat me Shqiperine,sepse qeveriset nga nje organizate mafioze.Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për dënimin e ish deputetit demokrat Ervin Salianji, sa i përket rastit të njohuri “Babalja”. Në vendimin e gjykatës thuhet se Salianji u përfshi në kallëzimin e rremë për interes politik të tij e të PD dhe se Albert Veliu është akomoduar në PD ku ka dhënë edhe intervista. Pas kësaj zbardhje, ka reaguar edhe vetë ish-deputeti duke paraqitur para gazetarëve provat shkresore, duke akuzuar gjyqtarin Artan Gjermani, se jo vetem ka dhënë një dënim pa asnjë provë, por ka falsifikuar edhe faktet.Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen.Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme,pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi,nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti” – u shpreh Salianji në konferencën për mediat para gazetarëve.“Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal”, ka thënë Salianji, duke shtuar se “Në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit”.Sipas Salianjit, “Falsifikim i fakteve është edhe citimi se njohja mes Veliut dhe Olldashit është kryer nga unë e për më tepër, ky “fakt” (tel e datës 20.10.2017 nga Veliu tek unë) konsiderohet dhe momenti i fillimit të bashkëpunimit mes meje dhe të pandehurve të tjerë”. Gjykata ka dënuar me 3 vjet dhe 5 muaj burgim dhe Albert Veliun, personin që pranoi se ka kryer përgjimin. Dy vjet burgim u dhanë për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua me 6 muaj burg, por që do të konvertohet në 100 orë pune në shërbim publik.Dje, në ditë pushimi, gjyqtari i partisë nëpërmjet zëdhënësve të rilindjes ka shpërndarë vendimin e gjykatës në të cilën siç e kemi thënë dhe siç e shihni nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt!Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia, është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj.Njësoj si dënimet për agjitacion dhe propogandë, gjyqtari i partisë thotë që është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli të dënuar dhe që sot po kryen dënimin në Itali apo dëmtimi i reputacionit politik të ish-ministrit të brendshëm ndërkohë që menjëherë pas denoncimit, Agron Xhafaj, shkoi për të vuajtur dënimin.
      Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti.Arsyetimi i vendimit dhe dalja e tij pa ju njoftuar palëve dhe pa u hedhur ne sistem e bën të dyshimtë se si dhe kur është bërë zbardhja e vendimit, vendimi në pjesën hyrëse (22 flete) ka krejtësisht copy/paste konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është vetëm përsëritje. Për aq kohë sa procedura gjyqësore u bë me gjykim themeli dhe jo me gjykim të shkurtuar, gjykata duhet të kishte rrjedhën e saj të ngjarjeve e jo atë të prokurorisë.Ne vendim nuk citohen në pjesën hyrëse të tij argumentet e mbrojtjes, apo dhe kur bëhet analiza nga gjykata e elementeve te figurës së veprës penale, serish nuk citohen pretendimet e mbrojtjes. Një vendim i strukturuar në këtë mënyrë, nuk jep mundësinë e analizimit të tij sipas procesit gjyqësor, por vetëm sipas këndvështrimit të akuzës që është përthithur edhe si këndvështrim i gjykatës.Në vendim nuk citohet asnjë kërkesë e bërë nga mbrojtja dhe e rrëzuar me vendim të ndërmjetëm nga gjykata, ku të arsyetohet edhe shkaku i rrëzimit;Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal. Gazetari Olldashi e ka dorëzuar materialin origjinal, por qëllimisht kur është ndarë dosja e trafikimit të narkotikëve, nga ajo e kallëzimit të rremë, materiali origjinal është lënë pjesë e dosjes së trafikimit. Në gjykim është kërkuar administrimi i kësaj prove, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtari, në mënyrë të qëllimshme: Sot po ju tregoj procesverbalin e dorëzimit të materialit bruto nga gazetari Olldashi (dokumenti). Ky material, materiali bruto është dërguar në Itali për ekspertizë, por më pas ky material nuk u dërgua tek ekspertët britanikë.Tjetër fakt i falsifikuar është ai se në gjykim u provua dijenia e të pandehurve Salianji dhe Olldashi në lidhje me falsifikimin e materialit nga Veliu dhe Alizoti, ndërkohë që gjatë pyetjes në gjykatë vetë dëshmitari i sajuar Alizoti, pranoi që vetëm ai ka qënë në dijeni të këtij fakti deri në datë 01.06.2018,datë që ka bërë dhe denoncimin në polici (pasi ishte përpunuar nga policia). Ky falsifikim është bërë me qëllimin e vetëm për të konsideruar se vepra penale është konsumuar me dashje direkte, si e vetmja mënyrë për tu konsumuar kallëzimi i rremë;Në vendimin e gjykatës përseritet disa herë se motivi për kallëzimin e rremë ka qenë cënimi i reputacionit publik te Geron (Agron) Xhafes. Po si mundet te konsiderohet “reputacion publik” ai i një të dënuari me vendim të formës së prerë të një gjykate të shtetit italian për trafikim lëndësh narkotike!?Në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit. Në vendim citohet se akti i ekspertimit e rrëzon mundësinë që zeri në audio-pergjim të mund të jetë ai i Geron Agron Xhafës, ndërkohë që vetë akti citon se zëri në audio përgjim është i ngjashëm me atë të Geron Agron Xhafës;Në vendim citohet termi “kallëzim publik”, term ky i panjohur më parë sepse ato që njihen deri tani janë “denoncimi publik” dhe “kallëzimi penal”. Ne këtë rast ka vetëm denoncim publik, por gjyqtari me qëllim ka përdorur termin “kallëzim publik”.Në vendim nuk gjendet asnjë përshkrim e aq më pak ndonjë arsyetim në lidhje me drejtuesit e policisë që janë përfshirë në krijimin dhe rekrutimin e dëshmitarit të rremë Alizoti, pavarësisht se rezultoi që të kishim konsumuar veprën penale të deklarimit të rremë, para prokurorit në rastin më të mirë.Falsifikim i fakteve është edhe arsyetimi se në datën 24.10.2017 ka qenë e pamundur që të kenë qenë fizikisht, njëkohësisht Veliu, Olldashi dhe Xhafaj pasi nga tabulatet e plota, rezulton që në harkun kohor 12.45 deri 13.45 ata të kenë qenë në të njëjtën rreze në qytetin e Vlorës, siç konfirmohet edhe nga deklarimet e gazetarit Olldashi që ka sqaruar se audio përgjimi është realizuar rreth orës 13.30. Gjykata, po ashtu si prokuroria, pavarësisht se i ka administruar tabulatet të plota, zgjedh të citojë vetëm ato të pas orës 14.00, kur edhe këta persona janë larguar nga njëri-tjetri.Falsifikim i fakteve është edhe citimi se njohja mes Veliut dhe Olldashit është kryer nga unë e për më tepër, ky “fakt” (tel e datës 20.10.2017 nga Veliu tek unë) konsiderohet dhe momenti i fillimit të bashkëpunimit mes meje dhe të pandehurve të tjerë. Vetë tabulatet tregojnë se komunikimi ka nisur në datë 18.10.2017 me sms të dërguar nga Olldashi tek unë dhe ka vijuar dhe me date 19, çka tregon se iniciator në komunikim ka qenë Olldashi.Falsifikim i fakteve është edhe konsiderimi si fakt i asaj se audio-përgjimi është realizuar në datat 14 ose 15 janar 2018, pasi vetë deklarimet e Alizotit që janë e vetmja bazë e këtij fakti, bien ndesh me tabulatet e telefonave të tij dhe të Veliut. Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në Tirane në këto data e në vijim, për të sjellë stilolapsin e pretenduar.Vendimi i Gjermenit bie ndesh me jurisprudencën e GjEDNj, pasi i jep prioritet privatësisë dhe reputacionit publik të një të dënuari me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh që ka vëllain Ministër te Brendshëm, në dëm të lirisë së shprehjes së një politikani të opozitës dhe një gazetari investigativ.
      Banditët me apo pa mbështetje politike, në polici, prokurori, gjyqësor apo kudo janë, do të mbajnë përgjegjësi një më një, para ligjit dhe nuk do ketë prehër krimineli që do ti shpëtojë.

  2. prizem says:

    Jam kurioz se si do kaloje ne qeli ky Salianji me Zogun e Tiranes…

    1. Gardiani says:

      Do jene shoqe te ngushta .

  3. Shqupisti says:

    Duhet te denihen edhe ata dy musketjeret e tjere , Alibeaj dhe Bardhi.

    1. mali says:

      Per keta te dy qe pretendon zotrote eshte pare e arresyeshme qe mos te denohen per here te dyte sepse i ka denuar zoti nje here!Jane dy fytyra katunaresh qe edhe sikur ti lash me flori prape ere fshataresh do bien!Ndaj rri i qete o Shqupist!

  4. bureto says:

    Redaktor! Akoma këmëngulni me fjalen ‘stimulim’ (nxit etj.) ne vend te asaj ‘simulim’ (bën gjoja, e sajuar etj). Kesaj i thone, ‘hane shane hane Bagdat’. Duhet me kujdes me perdorimin e fjaleve qe lexuesit e thjeshte nuk para ua dine kuptimin dhe keshtu i mesojne keq ato. Faleminderit per mirekuptimin!

  5. zan caushi says:

    Mezi po pres kete pjeshk te pd puna e pare do ta ci pambarim kure te dale do ju vine me cun per dore
    kete jua premtoj

    Do ti siguroj qe kjo pjeshka saljani do te kete pune 24;24
    nje kointigjen po presim me padurim flitet se do na vine dhe likja me salen
    kjo eshte kenaqesi tani i duam sa me shpejt

  6. Lisi says:

    ASNJE shqiptare me dy pare mend nuk ka besuar Salianjin kurre …ca ti bejm Opinionit dhe openit dmthn Faqeziut dhe Mesueses Eni qe cdo Nate nxirrni nje televizion nat per Nate kete Sharlatan dhe duke degjuar me ore te tera biseda bastardesh me fjalor rrugesh qelbanikesh,,, mund te gjenin me oak fare investigim nqs ja valentines apo jo te thirteen ky deputet anonymizes, te besohej nje njerei ordiner qe u fit nga nje ordiner tjeter ne PARTI ordinerash. Politika e Re me intriga te vjetera.

  7. Rrumpalla says:

    Po mirë mo ky bythqiri (salianji) nuk la fantazi pa paraqitur në të gjitha televizionet ku u thirr. Po për këto fantazi ( gënjeshtra) nuk do të dënohet ky? Sepse kodi penal me sa di unë, të dënon dhe për keqinformim të opinionit publik

  8. Tarrasi says:

    Zbulimi sensacional i zigur qorrit,eshte mbreslenes per sojin e tyre,njerez te klonuar,pa identitet,pa moral,te dale boje,drit shkurter,qe nuk mund te shohin me teper se hunda e tyre,keta jane struktura e nje partie,qe lindi e vdekur,qysh ne fillim te heres dhe tani po qelb dynjane,me keta lloj perfaqsusish,qe nuk dihet nga vijne,keta mostra dun pushtet,pika qe su bie

  9. dritani says:

    Ish deputeti Saliani dhe ai gazetari Bydashi duhet te marrin ate qe u takon e s’kane pse te ndahen njeri 3 e tjetri 1. Asnjeri nuk bente pa tjetrin, pra barazim. Edhe ai Bardhi qe e nxiu fytyren e tij, edhe ai aliu pa bej s’duhet te mbeten dorejashte. Dihet, kushdo qe mashtron nje njeri, e peson. Kushdo qe mashtron nje popull, per disa vite me radhe duhet t’i vije koka rrotull!.

  10. shqip says:

    1 vit . Te besh kaq poshtersira dhe t’ja hedhesh me 1 vit , kjo eshte ti besh M***# ,me M te madhe . E te mendosh qe ky bredh akoma i lire , e qe me shume gjasa , ky nuk do beje asnje dite , pasi denimi kthehet nga marifetçinjte , ne pune detyruese per komunitetin . Per socialdhistet ky s’eshte problem . Por Fatmiri , Xeroni ( Agroni ) , duhet te bejne drejtesi vete . Per cenim dinjiteti , ata duhet te kerkojne tjeter gjykim per keta mostrat . Qeshnim me Saliun kur thoshte ;”çadrat pistolete, stilolapsat me helm ” . Ky i ka te gjitha , edhe stilolaps audioregjistratore. Sala ja ka marre doren me keto pune . Ka qene tip fuksi , dhe keto pune i bente me mire se zanatin e doktorit . Kujtojme ketu qe ne kuvend thoshte
    ;” Une jam arshiva ” , dhe u zgerdhihej deputeteve pa shtylle kurrizore te PS .

  11. h says:

    Keta degjenerata pretendojnë të vijnë në pushtet ?

  12. Pyka says:

    Kjo zogushja….haha e ka gati punën në komunitet!Mezi po e presin….haha…bukuroshen e vogël….haha

  13. Julia says:

    Nuk do ishte mire qe Agron Xhafaj ti kerkonte nje demshperblim te majme per shpifje dhe demtim imazhi ketij plehre?

    1. Zigur Qarri says:

      Hahahaha….i ka demtuar imazhin drogaxhiut Agron(Geron)Xhafaj,qe po bën burg ne Itali?
      Mendon se mund t’ja reduktojn denimin?

  14. Golemi i Kavajes says:

    Gjithë loja u bë që të “digjej”Fatmir Xhafa, një nga shtyllat e PS-se. Me këtë rast Edi Rama i forcoi më shumë pozitat e pushtetit brënda PS-së. Fatmir Xhafa ishte burrë me integritet, i pa përlyer në afera të pista. Politika e sotme ne Shqipëri, këta tipa nuk i ka qejf, dhe të dy palët ja djegin njera tjeteres. (Ata të PS-së i djeg PD-ja, ata të PD-së i djeg PS-ja-Shikoni sa mirë merren vesh për mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor apo marrveshjen Berisha- Rama të vitit 2008). Çfarë nuk thanë për Fatmir Xhafen, i nxorren edhe foton e tij si pioner i shkëlqyer ne kongres me Enverin. Ka qënë hetues i Enverit thanë. Por nuk thanë ÇFARË KA BËRË, kur ka qënë, por thanë ÇFARË KA QËNË(!) Pse nuk thanë se çfarë ligji ka shkelur, apo çfarë kopetencat ka tejkaluar kur ka qënë hetues Farmir Xhafa? Vetëm për fajin e vëllait ai dha doreheqjen, në një kohë që jemi në demokraci dhe nuk duhet të merremi me biografite e familjarëve. Me biografitë e familjarëve merrej partia e punës.

  15. ali beu says:

    S’behet fjale per Zogun e Tiranes ne burg. Atje ka gjela te eger fshati qete zberthejne vidat e bythes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje