Ndonëse thotë se shqiptarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje tensioneve në Lindjen e Mesme, ish-kryeministri Pandeli Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga konflikti SHBA-Iran.
Në Shqipëri strehohen më shumë se 3000 anëtarë të opozitës iraniane, por Majko nuk e sheh të mundur që vendi ynë të rrezikohet.
I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ai theksoi se kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Europë do të sillte probleme për Iranin.
“Kalimi nga Lindja e Mesme në Europë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër mendohet e tjetër bëhet”, u shpreh Majko.
Më herët gjatë ditës, lideri duprem iranian deklaroi se:
“Në një vend evropian, në një vend shumë të vogël evropian, por shumë i lig, ka disa elementë amerikanë me disa tradhtarë iranianë. Ata u bën bashkë për të komplotuar kundër Republikës Islamike.”
Sa i përket situatës Iran-SHBA, Pandeli Majko deklaroi se “ajo që po ndodh tani duket si përplasje, por do jetë histori konflikti tepër e gjatë”, ndërsa Teheranin e konsideroi një xhandar rajonal që prodhon impakt shumë negativ.
Tensioni midis SHBA dhe Iranit u rrit na maksimum me vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.
Ky Pandi eshte I brendshem me amerikanet…ha ha ha.I di keto te gjitha!
O pandi o bir po ç’të duhet që ngacmon grerëzat mor djalë. .po ti ke qënë edhe km edhe ministër mbrojtje në nuk gaboj? po kaq tranguj të jeni mor daku? nuk dua ti besoj ato deklaratat e edit apo këtë të tënden. .edi tha jemi në ‘duar’ të sigurta.. ndërsa pandi replikon me vetë shejtanin..shejtani fle dhe pandi shkon dhe e zgjon. .ty pandi nuk të lejohen këto replika sepse i ke dhënë një shans ajatollahut të duket si i fuqishëm apo jo? ?ai t’i lëshon që atje ku është ‘patattet’ sepse i ka mundësitë ti lëshojë ti a ke ombrellë raketore? ke leshtë currës thonë në fshatin tim. .atëherë mbylle gojën dhe shko diku tjetër për publicitet shoku pandi. .ajo përmëndja e Shqipërisë nga ana e Iranit nuk ma do mëndja të jetë edhe aq rastësisht se po ti vësh letrat poshtë dhe të analizosh Iranit i intereson të godasi Shqipërinë sepse dihet që ne jemi aleatë të USA dhe strehojmë edhe 3000 muxhahedinë pra i kemi dhënë shkak dhe më kryesorja është se jemi komplet të pambrojtur përball çdo sulmi, Irani nuk ka ça ti bëj SHBA kështu që të duket si trim dhe hakmarrës përpara botës të lëshon ca patate balistike si ato që goditi në Irak dhe ta bën Shqipërinë përshesh. .prandaj mati fjalët shoku pandi..si ti si ai shefi yt. .nuk jeni në kafenenë e lagjes që luan bllofin shoku pandi. .