Nis transmetimi i “Peaky Blinders” në Top Channel, Besa: Kështu duhet, jo telenovela turke siç zgjedhin disa

8 Janar 2020, 15:24Lifestyle TEMA

Besa Kokëdhima ka tërhequr sot vëmendjen me një postim në Instagram. Ajo ka publikuar posterin e serialit “Peaky Blinders”, të cilin po e transmeton aktualisht Top Channel, duke gjetur kështu rastin për ta komplimentuar zgjedhjen e televizionit në fjalë.

“Ju lumtë Top Channel për transmetin e serialeve të kësaj natyre në vend të supërave turke që po promovohen nga shumica”, ka shkruar Besa, duke shtuar: “Këto i them me dashamirësinë më të madhe ndaj popullit turk apo ç’do lloj tjetër nacionaliteti. Rreptësisht jam duke kërkuar kualitetin artistik dhe qëllimësinë e promovimit. Më shumë si ky serial, ju lutem.”

Duket se Besa i është referuar televizioneve konkurrente të Top Channel, të cilët transmetojnë seriale turke, e më pak indiane. Nga ana tjetër, prodhime të kësaj natyre preferohen jo pak nga masa, ndërsa këngëtarja sheh si problem promovimin e këtyre vlerave.

 

1 komente në “Nis transmetimi i “Peaky Blinders” në Top Channel, Besa: Kështu duhet, jo telenovela turke siç zgjedhin disa”

  1. Per Beesen kam rrespekt ,

    por Filmi eshte dicka e deshtuar ,
    ji imitim i keq i Vellezerve Donald dhe Lacky Luce
    gjithcka eshte jashte cdo realiteti ,
    film per naive dhe natyrishte per vende si shqiperia ,
    ku qeellimishte jepet me nxit e bej te shperthejne bandat ,
    sipas nji Plani te caktuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje