VIDEO: Shikoni manovrën e rrezikshme të helikopterit gjatë një operacioni shpëtimi

10 Janar 2020, 12:55Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një ekip shpëtimi me helikopter arriti të shpëtojë një grup skiatorësh në alpet franceze.

Njëri prej tyre ishte i plagosur në këmbë dhe nuk mund të lëvizte prandaj ata lajmëruan për ndihmë.

Për shkak të terrenit të thepisur, helikopteri nuk mundej të ulej. Piloti i helikopterit iu afrua sa mundej skiatorëve me anë të një manovre spektakolare.

Ngjarja ndodhi në 2 janar. Në një intervistë për BBC, piloti deklaroi se ishte një manovër për të cilën bëhet shumë përgatitje pavarësisht se përdoret në raste të rralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje