DEBATET: Ronaldo “tronditi” botën me Rolex-in e tij gjysmë milioni euro

11 Janar 2020, 12:55Sport TEMA
DEBATET: Ronaldo “tronditi” botën me Rolex-in e tij gjysmë

Cristiano Ronaldo ka ndezur përsëri polemika ditët e fundit me një model ore “GMT-Master II Ice”, me ar të bardhë dhe diamante. I njohur për dashurinë e tij për makinat luksoze dhe orët e shtrenjta, “thesari” i tij i fundit ka një çmim afërsisht gjysmë milioni euro. Është një nga më të shtrenjta, të prodhuara ndonjëherë nga Rolex.

Pasioni i Cristiano Ronaldos për orët nuk njeh kufij. Ne kemi parë paraqitjen e tij në Dubai, gjatë një konference sportive ndërkombëtare, ku ylli portugez ekspozoi blerjen më të fundit, një “GMT-Master II Ice”. Ashtu siç ndodh shpesh me Cristiano Ronaldon, ne flasim për një orë që e tejkalon normën, pasi është njëra nga më të shtrenjtat e prodhuara ndonjëherë nga “Rolex”.

 Firma zvicerane nuk i jep çmimet e referencave të saj më ekskluzive, megjithëse spekulohet se ora në fjalë mund të kushtojë rreth 500 mijë euro. Kjo shifër e lartë vjen për shkak se është bërë tërësisht prej ari të bardhë, vishet me diamante 30-karatësh.

“GMT-Master II Ice” bashkohet me listën e gjërave të tjera të mrekullueshme e të kushtueshme, që CR7 ka pasur në zotërim gjatë karrierës së tij sportive. Ndër më spektakolaret janë “Imperial Tourbillon”, një edicion unik i “Franck Mullercuyo”, i vlerësuar rreth 1.5 milionë euro. Kjo orë u zgjodh nga Ronaldo për prezantimin para mediave si lojtar i ri i Juventusit. Përveç kësaj, portugezi ka qenë ambasador për kompanitë e orëve, si “Jacob & Co” dhe “TAG Heuer”.

1 komente në “DEBATET: Ronaldo “tronditi” botën me Rolex-in e tij gjysmë milioni euro”

  1. Rezi says:

    Nese te gjithe keta pordhacet do jepnin 1% te pasurise se tyre per me te pafatet, gjerat do te ishin ndryshe ne kete bote. Çudi ky ka qene edhe vet breke grisur…kaq shpejt harroi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje