Surpriza: ISIS përshëndet vrasjen e gjeneralit iranian nga Shtetet të Bashkuara

11 Janar 2020, 11:13Bota TEMA

Shteti Islamik ka përshëndetur vrasjen e gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani. Me një deklaratë zyrtare, ISIS e përshkruan eliminimin e kreut të forcave elitë Quds, si një akt i ndërhyrjes hyjnore që sjell përfitime për xhihadistët.

Pavarësisht përgëzimeve për sulmin, organizata terroriste nuk përmend Amerikën, që ndërmori sulmin ajror në Bagdad më 3 janar.

Vendimi i presidentit Donald Trump për të eliminuar gjeneralin Iranian solli një sërë reaksionesh zinxhir, si ndërprerja e luftës së papërfunduar kundër ISIS.

Menjëherë pas rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit, koalicioni i drejtuar nga SHBA ndërpreu operacionet kundër Shtetit Islamik në Irak.

1 komente në “Surpriza: ISIS përshëndet vrasjen e gjeneralit iranian nga Shtetet të Bashkuara”

  1. Klimax says:

    Perse surprize? Made in USA jane. U ndihmuan per te rrezuar Assad-in si keta ashtu dhe mercenaret filo-turq. Ishin kurdet dhe forcat shiite filo-iraniane nen mbeshtetjen e Iranit dhe mbi te gjitha te Rusise qe ndryshuan situaten ne terren duke i dhene frymemarrje ushtrise siriane per ofensiven perfundimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje