Baton Haxhiu: Albin Kurti e Hashim Thaçi janë takuar edhe dy herë të tjera në sekret

13 Janar 2020, 19:29Rajoni TEMA

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e presidenti kanë pasur takime sekrete.

“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se kjo ka ndodhur rishtas.

“Ata e dinë se cka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë.

Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje