Kryeministri japonez: Një konfrontim ushtarak me Iranin do të ndikonte në mbarë botën

13 Janar 2020, 11:19Bota TEMA

Kryeministri japonez, Shinzo Abe theksoi se një përballje ushtarake me Iranin do të ndikonte në paqen dhe stabilitetin në botë, gjatë një vizite në Arabinë Saudite në kuadër të uljes së tensioneve rajonale pas eliminimit të një gjenerali iranian nga Uashingtoni.

Mbërritur të shtunën në Riad në kuadër të një turneu në Gji, përfshirë nga tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, rivali rajonal i mbretërisë saudite, Abe u takua me princin trashëgimtar, Mohammed ben Salmane në provincën e Al-Ula-s (veriperëndim).

“Çdo konfrontim ushtarak në rajon, që përfshin vende si Irani, do të ketë ndikim jo vetëm mbi paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu dhe mbi paqen dhe stabilitetin botëror”, deklaroi Abe, sipas zëdhënësit të ministrisë japoneze të Punëve të Jashtme, Masato Ohtaka.

SHBA-ja vrau në një sulm me dron gjeneralin iranian, Qassem Soleimani më 3 janar në Bagdad. Disa ditë në pas, Irani lëshoi raketa në bazat amerikane në Irak, por pa shkaktuar viktima.

1 komente në “Kryeministri japonez: Një konfrontim ushtarak me Iranin do të ndikonte në mbarë botën”

  1. rexha 10 says:

    NE NUKE KEMI SE CFARE HUMBASIM , NDERSA MILIARDERET ,DHE MILIONERET DUHET QE TI BEJNE LLOGARITE MIRE ME KETA VEPRIME,SEPSE LUFTA SJELLE VETEM VIKTIMA TE PAFAJSHME NDERSA ZOTRITE QE DUAN LUFTEN E FSHEHIN KOKEN E TYRE, SI ATO TE STRUCIT.
    KJO NDODHE SEPSE PO KERKOHET VETEM PERFITIME EKONOMIKE, DHE ASGJE ME SHUME.MJAFTE ME LUFTRA ,PORE MENDONI TE MBYLLENI GROPAT QE JANE HAPUR ME TE GJITHA KETA LUFTRA TE PAKUPTIMTA.POLITIKANI I MIRE ESHTE AI QE ELIMINON FATKEQSITE TE KRIJUAR NGA NJERZIT E CMENDUR TE KETIJ PLANETI.NUKE ESHTE SE DO TE MARRESH CMIMIN E PAQEA SE PO BENI LUFTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje