46 mijë shqiptarë ikin në 1 vit: Përveç të rinjve largohen mjekë, infermierë, mësues dhe inxhinierë

14 Janar 2020, 19:58Sociale TEMA

INSTAT-i publikoi së fundmi të dhëna, që tregojnë se nga vendi po largohen mesatarisht në një vit gati 46 mijë persona.

Veç të rinjve, po e lënë Shqipërinë edhe klasa e profesionistëve si infermierë, inxhinierë, mjekë e mësues. Sipas statistikave në tetë vitet e fundit kanë ikur në perëndim rreth 370 mijë qytetarë.

“Rinia është e ardhmja, po ikën edhe ata, ne shkojmë në greminë. Prit kur të mbeten vetëm pensionistët. Unë do ta ndërtoj të ardhmen time këtu.

Studioj dhe punoj këtu. Jashtë jeton për të punuar, këtu punon për të jetuar. Po e mori rinia në dorë këtë vend, të gjithë do të kthehen. Studioj për psikologji, edhe punoj, por do të shkoj jashtë. Jemi të demotivuar.

Këtu është e vështirë të futesh në tregun e punës, ndërsa jashtë e di që do punoj jashtë profesionit, por të paktën paguhem.

Unë jam viti i tretë dhe do të iki në Gjermani vitin tjetër. Këtu asgjë nuk është në vendin e vet”, thonë qytetarët.

Sipas Eurostat-it, 50 për qind e largimeve janë nga 18-34 vjeç, pra mosha që është e aftë për punë.

Emigracioni po shkakton mbyllje të shkollave, boshatisje të vendit, rëndim të skemës së pensioneve, plakje të popullsisë dhe ulje të numrit të lindjeve, duke bërë që me këto ritme deri në vitin 2030, numri I shqiptarëve të zbresë në 1 milionë.(TCH)

8 komente në “46 mijë shqiptarë ikin në 1 vit: Përveç të rinjve largohen mjekë, infermierë, mësues dhe inxhinierë”

  1. ?????? says:

    Prit se ska per te ngel me kembe robi aty skamja e madhe kto ka 10 mije lek te qelbura je dite po qe me fat imagjinoje ..kriminelat politikan e shkaterruan Shqiperine kto 30 vjet maskarenjt..kurse ka edhe budalla Shqiptare qe ju shkojne perbrapa ketyre palacove hajdutave turp?????

    1. Kalec Dega says:

      Jo bre, cja fusni kot!
      =
      LOL!
      Al banistan, Afganistan, Somalia, Sudani, Etiopia rekord per azilante…ene Iraku patjeter…

  2. Spartakos Thraks says:

    Ky është problem serioz që politikanët duhet që ta ndalojnë këtë fenomen. Urgjentisht duhet të rriten rrogat e punonjësve,
    Të zbatohet ligji për Sig shoqërore
    Të paguhet tvsh në kohën e caktuar
    Tju japë ndihma bujqeve, blegtoreve, peshkatarëve, bleteritesve, pularive, etj. Është turp te importosh gjela deti në një vend si Shqipëria. Mos prisni nga jashtë nuk te ndihmon kush pa interes.
    Të zhvillohet turizmi i thjeshtë me kampe, cadrash dhe automjetesh se këto nuk duan ndonjë investim kolosal.
    Vetëm me vepra të tilla do të ingranohet rinia dhe nuk do të largohet nga vendi.
    Se ndryshe do të mbushet vendi me pakistanez, bagladeshas dhe lindore të tjerë. Çfarë bën tani Gjermania dinake që të mos shkojnë atje të lartpërmendurit, do të lejojë qëndrimin 6 mujor e shtetasve Ballkanik. Dmth do të zbrazet vendi dhe në vend të tyre do vijnë të tjerë. Këto duhet të shohim përpara se të jet tepër vonë. Dhe e keqja me ata është se nuk ingranohen me popullatën vendase, formojnë geto kanë pretendimet e tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët me ne. Njoh njerëz të tillë që kanë 25 vjet në Greqi dhe nuk mund të komunikosh dote…. Hapni sytë!!!!!!!!

  3. Arturi says:

    E ka fajin opozita edhe këtu . Ajo e nxiu Shqipërinë në sytë e botës dhe ja hoqi shpresën njerëzve për të ardhmen, prandaj ata po largohen. Kurse qeveria nuk ka asnjë faj, e tha edhe vetë Kr/M ynë para disa javësh, që qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi pse njerëzit largohen, dhe unë i besoj. Si mos t’i besosh këtij njeriu me mjekër që i ngjan çdo ditë e më tepër Ismail bej Vlorës (do ja kalojë edhe atij madje me mjekrën). Por kanë faj edhe vetë njerëzit sepse siç tha ai , duan të fitojnë më shumë dhe duan të fitojnë shpejt. Legenat , nuk rrinë në vendin e tyre të sakrifikojnë për shtetin që edhe shteti t’a ketë më të lehtë në të ardhmen që të paguajë faturat e PPP-ve . E kanë menduar vallë këta njerëz se nga do gjenden paratë për t’i paguar ato nqs të gjithë largohen e mbyllin bizneset apo lënë punët . Kush do të konsumojë , kush do të kontribuojë për taksat , pensionet. Tamam legena. Vetëm opozita dhe njerëzit e kanë fajin. Lartmadhëria e tij s’ka asnjë faj apo përgjegjësi , bashkë me mediat e tij të pavarura që e pasqyrojnë shumë saktë situatën e vendit…

  4. tironci says:

    E vetmja gje e mire eshte qe me ne fund po flitet me hapur per kete pune. Hemorragjia kombetare ka 3 dekada qe po vazhdon. Kakarisin shume per patriotizem, nacionalizem etc, por ne thelb ky eshte problemi kombetar NR 1 !!!!!!!! Nuk ka krim me te madh te boshatiset vendi.
    Gabim i madh HISTORIK i shqipove!!
    Pergjegjes nuk jane vetem politikanet. E gjithe shoqeria! Ku do perfundoje kjo pune? A do vazhdojme tja nxime njeri tjetrit si gjithmone ne cdo gje deri ne hasmeri………… dhe te largohemi te gjithe????? Do vazhdojme te vjedhim pronen, voten dhe dinjitetin e njeri tjetrit si me pare? Kemi per te gjetur vend me te mire, ne klime, burime naturore apo gjeografi gjetiu? A do na respektojne me shume si shqiptare jashte, apo brenda vendit? Nqs vazhdon ky fenomen cdo te jete vendi ne 5 vjet? Po ne 10 vjet? A do jete Shqiperia homogjene shqiptare ne 2030?? Kush do ta mbush kete boshllek? A do vazhdoje shqipja te jete gjuhe kombetare ne 2-3 dekadat e ardhshme?

    Ta kuptojme mire te gjithe:
    Demography is Destiny

  5. Enea says:

    Nuk po ikin njerezit vetem nga situata e rende ekonomike, por nga humbja e shpreses. Po ikin se gjykatat lirojne kriminelet dhe jeta nuk eshte me e sigurte ketu. POlitikanet tane nuk e shohin te ardhmen ketu prandaj duan ta shfrytezojne, tia grabisin te gjitha dhe te shkojne te jetojne ne Beverli HIlls. Po nuk doli te pakten nje lider atdhetar ky vend merr fund

  6. olsi says:

    Spartakos Thraks hallall per komentin qe ke bere , i ke vene vulen . do ikin te gjithe dhe do.e mbushin vendin me pakistaneze,afgane, e lloj -lloj sorollopi. gjermania tamam dinake merr rracen e bardhe ,dhe boshatis vendet e ballkanit , dhe i mbush me raca vk. dhe politikaret tane jane te djenishem per kete

  7. Lani says:

    Ky vend duket se po shnderohet ne ambjent pushimi per horrat e gangot qe bejne leket neper Europe duke shitur droge e femra e duke vjedhur e duke ardhur per t‘i prishur ato leke mu si qeni kur ushqehet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje