Opozita: Nuk jemi fasadë, të ndryshohet sistemi zgjedhor

15 Janar 2020, 16:08Politika TEMA

Parlamentarët e rinj nuk e kanë pritur mirë marrëveshjen e 14 janarit me opozitën jashtëparlamentare. Rudina Hajdari mblodhi demokratët e rinj për ti njohur me dokumentin, që ende nuk mban firmën e saj.

Debatet me dyer të mbyllura nuk u kursyen pasi opozita e re nuk pranon të kthehet në notere të një marrëveshje mes të mëdhenjve. Për votën e tyre vendosen dy kushte.

“Ndryshimi i sistemit dhe paragrafi katër i dokumentit që parashikon që të merret për bazë vendimi i komisionit të ngritur në 2017, të ndryshohet dhe të bëhet i 2019”, ka thënë Halit Valteri.

Ralf Gjoni nuk e kurseu ironinë me demokratët të cilët përbetoheshin që nuk do uleshin në një tryezë me ata që i cilësonin si ilegjitimë.

Reforma Zgjedhore kërkon shumicë të cilësuar votash ndaj mazhoranca duhet të bindë dy opozitat para miratimit në parlament.

1 komente në “Opozita: Nuk jemi fasadë, të ndryshohet sistemi zgjedhor”

  1. ana says:

    Te shohim a do ta fitoni kete beteje parlamentare? Luli nuk do ndryshimin e sistemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje