Senati pranon aktakuzën kundër Donald Trump, pritet fillimi i procesit të shkarkimit

15 Janar 2020, 13:48Bota TEMA

Pas disa javëve pritjeje, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë sot për të dërguar në Senat aktakuzën që ajo ka ngritur kundër presidentit amerikan,  Donald Trump, etapa e fundit para fillimit të procesit për shkarkimin e presidentit republikan.

Presidentja demokrate e Dhomës dhe kundërshtarja kryesore e Donald Trump në Kongres, Nancy Pelosi njoftoi sot, në përfundim të një takimi me dyer të mbyllura me zgjedhësit e saj, se aktakuza do të dërgohet më në fund në Senat, me maxhorancë republikane, pas një votimi të fundit në seancën plenare në Dhomën e Ulët.

Pas votimit historik në Dhomën e Përfaqësuesve më 18 dhjetor, ku akuzat për abuzim me pushtetin dhe pengim të mbarëvajtjes së Kongresit u ngritën kundër Donald Trump, Nancy Pelosi vonoi dërgimin e aktakuzës në Senat me shpresën për të marrë garanci mbi organizimin e një procesi të drejtë.

1 komente në “Senati pranon aktakuzën kundër Donald Trump, pritet fillimi i procesit të shkarkimit”

  1. Elton says:

    Çfare shkarkimi?
    Shumicen e Senatit e kane, Republikanet!
    Nuk ka shanse per shkarkim e Trampit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje