Angela Merkel: Trump, jo shkak i marrëdhënieve të ftohta BE-SHBA

16 Janar 2020, 22:30Bota TEMA

Fokusimi i Amerikës në Evropë është në rënie dhe kjo do të ndodhë me çdo president, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo theksoi se marrëdhëniet SHBA-Gjermani nuk janë ftohur për shkak të Presidentit Donald Trump, por ka rrënjë më të thella.

E pyetur nga Financial Times nëse shkaku i ftohjes së marrëdhënieve qëndron te Trump, ajo tha se ishte një shkak strukturor, sipas Politico me bazë në Bruksel.

“Ka pasur një kthesë,” shpjegoi Merkel, duke shtuar se ish-presidenti amerikan Barack Obama foli gjithashtu për “Epokën Aziatike”, parë nga një perspektivë amerikane.

“Do të thotë gjithashtu se Evropa nuk është më, të themi, në qendër të ngjarjeve botërore.”

“Fokusi i Shteteve të Bashkuara në Evropë është në rënie, gjë që do të jetë rast për çdo president,” tha Merkel.

1 komente në “Angela Merkel: Trump, jo shkak i marrëdhënieve të ftohta BE-SHBA”

  1. american16al says:

    Nje gje eshte e vertete qe ftohja e Gjermanise me USA nuk ka filluar me Trump por qe me renien e murit te Berlinit ku Gjermanet e bashkuar mendojne si dikur do te dominojne por tani sebashku me Rusine!!!!!
    Por dardha e bishtin mbrapa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje