Interi mund të jetë duke i bërë presion Juventusit për titullin e Serie A, por Antonio Conte është duke i kthyer zikalrit dalëngadalë në një ekip të Premier League.
Trajneri italian ka ftuar disa nga emrat më të mëdhenj në futbollin anglez për ta ndihmuar në betejën e nisur, që të shkurorëzojë “Zonjën e Vjetër” pas tetë vitesh radhazi kampione në Itali.
Klubi nga “San Siro” siguroi një numër të konsiderueshëm lojtarësh me potencial, kur emëroi trajnerin Conte, verën e kaluar, në vend të Luciano Spalletti.
50-vjeçari u distancua me shpejtësi nga Mauro Icardi, Ivan Perisic dhe Radja Nainggolan, sepse nuk iu përshtateshin planeve të tij (jo teknike).
Fillimisht nënshkroi me Diego Godin, si lojtar i lirë, pastaj rrëmbeu yjet e rinj në Serie A, Nicolo Barella dhe Stefano Sensi, për të forcuar mesfushën e tij. Trajneri zikaltër e ktheu vëmendjen përsëri në Premier League, ku punoi me Chelsea (2016-2018).
Romelu Lukaku përfundoi transferimin prej 76.5 milion £ nga Manchester United tek Interi, ditën e fundit të merkatos së verës. 26-vjeçari belg tashmë ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 4 asiste këtë sezon.
Pastaj, Conte mori Alexis Sanchez, në huazim deri në fund të sezonit, megjithë paraqitjen e tij katastrofike te Manchester United. Lojtari në fjalë, për fat të keq u dëmtua me kombëtaren dhe tani pritet të kthehet i plotë me zikaltrit.
Në merkaton e dimrit, Conte pritet të shtojë disa forca më shumë nga Premier League në skuadrën e tij. “SunSport” zbuloi ekskluzivisht që Ashley Young, ende shpreson të bashkohet me zikaltrit, edhe pse ata kanë nënshkruar tashmë me një tjetër mbrojtës të majtë.
Shoku i tij te Manchester United, Tahith Chong, gjithashtu, duket i vendosur për të bërë transferimin në Itali. Agjenti i 20-vjeçarit ka dalë në foto me zyrtarët e Interit, gjatë takimit për një transferim të mundshëm falas, në verën që vjen.
Raportet në Itali pretendojnë se ylli i dëshpëruar i Tottenham, Christian Eriksen, ka rënë dakord për një marrëveshje 4.5- vjeçare me Interin.
Trajneri i “Spurs”, Jose Mourinho, iu ka kërkuar tifozëve që ta respektojnë danezin, edhe nëse vendos ta mbyllë qëndrimin e tij 7-vjeçar në Londrën Veriore. Conte, gjithashtu, mund të rrëmbejë Lingard, teksa ai po përballet me ungesë hapësirash në “Old Trafford”.
Ndërkombëtari anglez raportohet se iu është ofruar gjigandëve italianë, ndërsa kërkon ta ringjallë karrierën e tij në Itali.
Sidoqoftë, duket se Conte nuk është i kënaqur vetëm me dy ish-yjet e Premier League, në sulm (Sanchez dhe Lukaku).
Kuptohet që Interi shpreson të sigurojë Olivier Giroud këtë fundjavë, pasi i ofroi Chelsea 3.8 milionë £, plus bonuse për sulmuesin e Francës.