Media italiane tregon detajet: Sulmuesi shqiptar pranë Juventusit

16 Janar 2020, 09:16Sport TEMA

Giacomo Vrioni i cili ka provuar të vesh edhe fanellën e kombëtares shqiptarë të futbollit me U-21 vjeçarët pritet të vesh fanellën e Juventusit.

Bëhet fjalë për ekipin U23 të bardhezinjve, që militon në Serinë C. Sipas “Sky Sport”, Juventusi dhe Sampdoria janë duke negociuar së bashku, teksa në ditët në vijim, mund të vijë dhe transferimi i Vrionit drejt bardhezinjve.

Kujtojmë që 21-vjeçari është në pronësi të Sampdorias. Sulmuesi është gati të zbresë një kategori me poshtë për të pasur më shumë minuta në këmbë.

Vrioni është një futbollist që falë shpejtësisë dhe shtat lartësisë mbetet një rrezik konstant për mbrojtjet kundërshtare.

Talenti kuqezi i ka munguar disi skenës futbollistike në Itali pasi nuk ka pasur vazhdimësi kjo falë edhe dëmtimeve të shumtë që ka pësuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje