Dash Shehi sfidon me “maxhoritarin”: I gatshëm të përplasem vesh për vesh e hundë për hundë me këdo. Kam kaluar vitet më të vështira

16 Janar 2020, 21:42Politika TEMA

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se ndryshimi i sistemit zgjedhor duhet të pezullohet, dhe të mos jetë produkt i negociatave të porsanisura mes maxhorancës dhe opozitës.

Shehi tha në “Opinion” se ndryshimi i sistemit mund të nisë pas një viti, kur në skenë do të dalin faktorë dhe personazhe të reja.

“Unë gjykoj që në një vit e gjysëm mund të ndodhin shumë gjëra, mund të dalin personazhe të reja, mund të ndryshojnë konjukturat.

Mund të kemi në fushë një sërë faktorësh që mund ta kurbojnë këtë sistemin që është sot. Atëherë unë gjykoj që është më mirë që sistemi të lihet në një lloj “stand-by”, nëse gjykojnë që është më mirë ndryshimi i sistemit…a janë dakort të gjithë? Kjo është zgjidhje pragmatike”, u shpreh Shehi.

I pyetur nëse është gati të përballet me kundërshtarët në zgjedhje me sistem maxhoritar, Shehi tha se e pranon këtë sfidë.

“Unë jo kokë për kokë përplasem, por vesh për vesh e hundë për hundë, se unë e dua atë gjë. Me maxhoritarin.

Herën e fundit kam kaluar vitet më të vëshira politike, se të vendosin një numër dhe prit tani çfarë voton lagja komuniste.

Ndërsa maxhoritari po. Unë do thoja nëse do të ndryshohet sistemi, duhet t’i nënshtrohet një gjykimi më të ftohtë, të gjithë sistemet janë të mira”, u shpreh Shehi.

11 komente në “Dash Shehi sfidon me “maxhoritarin”: I gatshëm të përplasem vesh për vesh e hundë për hundë me këdo. Kam kaluar vitet më të vështira”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Dashamiri
    do me u ndesh
    hund më hundë
    e vesh më vesh.
    S’do me dit
    ç’voto nahija
    nji problem ka:
    Kur del pija.
    .
    Me shtat breza
    osh tironc
    me dy dopio
    ne nji plonc.
    Ne s’ma men
    as dern’ e shpisë
    jo mo derën
    e Partisë.



  2. Daja says:

    Ti perplases ne gote raki me qofte.O trap je ba idjot eshte ma mire per ty tash te merresh me kampionatin e dominove te Ali Demi

  3. shqip says:

    Plonco , po familja te voton ? Ti edhe vete s’e di per ke voton . Te shkosh gernet diten e votimit , rrezik ja jep voten kundershtarit . Si nuk ju ndane Shqiperise keta anadollaket ?

  4. Labi says:

    Parazit i alkoolizuar!As familjarët e tu nuk të votojnë o derëzi!

  5. Bariu says:

    Dashi morri partine e palloshit te Ahmet Zogut,princ LEKA,qe rrinte me shume me qente se me njerzit.E quajti p..Leka LZHK,ne kohen e krizes sociale te Shqiperise.Sot ai ka vetem 12 antare,gjysma shoke tavoline per me pi raki.Dashit i kane rene
    koqet me kohe,goja i eshte shtrembu me shume,por ama pordhet qe ben nuk i mban dot.

  6. palla says:

    Po zoti pilaf, ti je i zoti me u perballe me cdo lloj paceje dhe cdo lloj rakie. Ik or budall se je bere me qesharaku i kesaj periudhe.

  7. Pilitikokafeja says:

    Meqe paske kaluar kaq shume o eksperti i rrakise, shko dil ne pension tani se nuk te voton me njeri. Debil!

  8. american16al says:

    Njerez pa moral!!!! Te ngjane si kryetar i shqates se mejhaneve dhe jo politikan.

  9. Emigranti kavajas says:

    Bravo e ke provuar ne Bashkine e Tiranes.

  10. Sistemi says:

    Te piret , ashtu ndeshen ne fund o Dash , koke me koke hunde me hunde , kjo dihet po ne raki jo ne zgjedhje , edhe ti je “ndeshur” po jo nga llogorja jote (LZHK) po nga llogorja e SHQUP it .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje