Në vitin 1960, Sigurimi i Shtetit ishte afirmuar në qëllimin e vet. Ai kishte pasur sukses të mënjanonte të gjitha përpjekjet nga jashtë për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës dhe, nga ana tjetër, të vendoste nën kontroll absolut popullin e thjeshtë.
Por pikërisht në kohën kur kjo polici sekrete i kishte futur frikën në palcë një populli të tërë, kur askush nuk guxonte të mendonte se mund ti bënte bisht tutelës që ajo kishte vendosur, një i panjohur, duke u hequr si oficer me gradën major, arriti të depërtojë, me një lehtësi të admirueshme, deri në zemër të këtij shërbimi sekret.
Historia thotë se për 8 muaj me radhë ai u trajtua nga kolegët si oficer dhe si major i Sigurimit të Shtetit në Shkodër, dhe sidomos në Durrës, duke përfituar edhe gjithë atributet e konfortin që ofronte ky post i lartë.
Posedoi armë dhe uniformë me grada majori, mori pjesë dhe dha mendime për arrestime të ndryshme, u akomodua dhe ushqye pa paguar asnjë qindarkë në hotelet dhe restorantet më të mira, madje falë postit të ri të punës, realizoi në kohë rekord edhe një fejesë me vajzën që i pëlqente.
Pas zbulimit, ngjarja do të shokonte strukturat më të larta të Sigurimit të Shtetit. Ajo ishte aq e paimagjinueshme saqë nuk arrinin ta besonin as ata që më pas do të hetoheshin dhe gjykoheshin si viktimat e saj.
Policia Politike e Partisë së Komunistëve shqiptarë, syri i mprehtë i saj, ishin vënë në lojë nga një personazh krejt i pakualifikuar. Përsosmëria e organit më të rëndësishëm të sigurisë së diktaturës komuniste ishte vënë në pikëpyetje.
Por kush ishte personazhi që për 8 muaj me radhë, nën një identitet të sajuar, i dha vetes mundësinë të kalonte një pjesëz të jetës ashtu siç mbase e kishte parë vetëm nëpër filma, apo vetëm në ëndërr? Në çfarë rrethanash ja kishte mundësuar vetes këtë aventurë?
Mashtrues …mos e trajtoni si hero.
Thjesht ka qene i futur nga Kadri Hazbiu per te hequr qafe gjithe debilat qe e besuan. Duhet ta tregoje historine para vizites ne kalane e Shkodres. Edhe njehere ish sigurimi i shtetit gjeti idiotet e rradhes qe e hengren per here te dyte historine e Kananit. A ka ndonje gazetar serioz ky vend o jeni te gjithe me diploma plepash?
Idiotizëm, Përralla me mbret për fëmijë.
Fytyre e keqe shume ky pocaqia !
I madh xhaxhi aty,sigurimi ne fakt ishte i temerrshem nga vete shqiptaret qe spiunonin me qejf njeri tjetrin pa pushim,sepse pa deponimet e popullit shpirt cilter ishte ky qe paraqitet ne kete histori,nje njeri i thjeshte ka tallur b….n me instancat me te larta te MPB
na ishte sec na ishte, ik o rrembythje . enveri i coi ne bs ,per shkolle dhe praktike ,sherbimet sekrete . ik ore karagjoz .ai sistem kishte shume gabime por vetem per hunde qe , si merrje dot kuadrot e asaj kohe.
Pralla me mbret, na tregon ky majori, mbase ka enderuar, dhe tashti mburet qe endrat e tij nuk I ka zbuluar sigurimi i shtetit .
Pordhe me rigon, sigurimi i shtetit dinte me hollësi se çfarë ngjyrë kanë pasur edhe brekët e çdo kujt, e paska gënjyer ky. Sigurimi e dinte se çfarë do të thoje para se të hapje gojën, kta na thonë përralla me kuçedra me 7 koke.
Nje i semuere me diagnozen, mashtrues, qe na i servirni sot per disident.
Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte nxjerrja e gjuhes gjate artikulimit te fjaleve si gjarper.
Ky ka qene nje koqe spiuni dhe e heq vetensi hero! O gazeta ” Tema” ! Eshte e 99-nenta here qe elexoj kete spiun i plazhit te Durrsit. Shkruani edhe nje here qe te behen 100 dhe mos ta shohim me kete fytyre ,i cili nuk shqipton dot fjalet e lere pastaj t’ia hidhte sigurimit te shtetit. Pse kaq budallenje paskan qene i gjithe ai personel i hoteleve, ata punonjes sigurimi ,pa lere pastaj bashkepunetoret. Hysniu e Kadriu e kane pergezuar per detryren e ngarkuar dhe i thane : ” Ik pirdhu tani, se s’vlejte as pese pare”