Korrupsioni dhe pagat e ulëta largojnë fuqinë punëtore nga Shqipëria

16 Janar 2020, 20:43Sociale TEMA

Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve shqiptare humbën punonjës gjatë vitit që shkoi për shkak të emigrimit, i cili sipas studiuesve vjen si pasojë nënpunësimit, pagave të ulëta, korrupsionit dhe shkeljes të të drejtave në punë.

Nga Nensi Bogdani

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në vend ishte e barabartë me 11.4 % të popullatës të aftë për punë. Edhe pse kjo normë papunësie mbetet relativisht e lartë në krahasim me vendet e BE-së, kompanitë shqiptare janë vënë në vështirësi gjatë vitit që shkoi, për shkak të largimit të punonjësve nga puna si pasojë e emigrimit jashtë vendit.

Sipas një studimi të publikuar të hënën nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania”, rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur të punësuar që janë larguar për arsye të emigrimit jashtë vendit gjatë vitit 2019.

Enriko Hajdaraj, konsulent biznesi pranë SME Albania i tha BIRN se gjatë studimit mbi largimin e forcës punëtore nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, këto kompani kanë shprehur si problem kryesor mungesën e fuqisë punëtore të pakualifikuar si edhe vështirësinë në rekrutim, pasi ka një ofertë shumë të ulët nga tregu i punës.

“Në shumicën e rasteve personeli i kompanive largohet pa një njoftim paraprak tek kompanitë, që do të thotë se kjo ka krijuar vështirësi në përmbushjen e kontratave, kryesisht tek kompanitë me natyrë fason tekstile – këpucë, të cilat duhet të dorëzojnë produktin në kohë”, shpjegoi Hajdaraj.

Sipas konsulentit largimi i punonjësve në mënyrë të menjëhershme, i vë në vështirësi kompanitë e vogla dhe të mesme, për shkak se çdo punonjësi i ri që i bashkohet personelit i duhet koha e duhur për trajnimin dhe kualifikimin që i duhet bërë.

Studiuesit dhe sociologët i gjejnë rrënjët e emigrimit masiv jashtë vendit jo vetëm tek rrogat e vogla që kompanitë e shqiptare ofrojnë, por edhe për shkak se tregu ofron mundësi të kufizuara dhe mbrojte të dobët për të drejtat e punëtorëve.

Gjithashtu, ato fajësojnë edhe strukturën oligarkike të ekonomisë shqiptare, korrupsionin e gjithëpërhapur dhe mungesën e vizionit për të investuar tek të rinjtë, si disa nga arsyet që i shtyjnë shumë shqiptarë të emigrojnë, duke krijuar tronditje në tregun e punës.

INSTAT vlerëson se 1.64 milionë shtetas shqiptarë, të barabartë me 36 % të popullsisë jetojnë dhe punojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Ndërkohë, gjatë vitit 2019 norma vjetore e emigrimit është rritur me 3.6 %.

“Nëse vazhdon ky fenomen, me shumë keqardhje them se e ardhmja e hapësirës shqiptare në Ballkan është në pikëpyetje”, shprehet prof. Dr. Zyhdi Dervishi, sociolog dhe pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës .

Ai e lidh migrimin e shqiptarëve jo vetëm me çështje ekonomike, por edhe me padrejtësitë dhe mbi të gjitha me shpërbërjen e sistemit të vlerave.

“Shqiptarët kanë shkallën më të lartë të emigrimit, dhe duke qenë një popull i vogël  kjo e rëndon dhe më shumë situatën” tha Dervishi, duke e cilësuar këtë fenomen si një “tragjedi kombëtare.’

Paga minimale  në Shqipëri është 26 mijë lekë dhe ajo mesatare sipas INSTAT ishte 51.870 lekë gjatë tremujorit të tretë të 2019-tës – disa herë më ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Por sipas studiuesve, paga e ulët nuk është i vetmi faktor që i shtyn punëtorët shqiptarë të emigrojnë.

“Unë mendoj që shkaku kryesor është nënpunësimi, që do të thotë të punosh në një zanat që ti nuk e ke, apo të punosh në një vend pune ku shumë pak prej të drejtave të tua ligjore respektohen, ku paga është e ulet si në terma absolut (krahasuar me nevojat objektive individuale) ashtu edhe në terma relativë (krahasuar me nivelin e vendeve të tjera)”, tha Arlind Qori, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale.

“Mua më duket sikur një të riu sot në Shqipëri i jepen dy alternativa: Të rropatet në fasoneri, nëse nuk është i arsimuar, ose të rropatet në ‘call center’”,  theksoi ai.

Sipas Qorit në rol në largimin e punëtorëve në emigrim luan dhe struktura e ekonomisë shqiptare, që sipas tij është e tillë që i shërben një grupi shumë të vogël njerëzish.

“Modeli i zhvillimit ekonomik në Shqipëri tregon se ekonomia ka pak nevojë për punë të kualifikuar njerëzish dhe se ata që kanë pasurinë më të madhe në vend e  zgjerojnë nëpërmjet marrëdhënieve korruptive me shtetin, dhe jo nëpërmjet punësimit te kualifikuar apo të mirëpaguar,” theksoi ai.

Te njëjtën problematikë konstaton edhe prof. Dervishi, i cili shprehet se është e pafalshme për strukturat e shtetit shqiptar të mos shfrytëzojnë burimet e vendit për të zhvilluar industrinë në sektorë te ndryshëm, e si pasojë hapjen e vendeve të punës së kualifikuar.

“Paratë e fituara në Shqipëri duhet të investohen në Shqipëri”, thekson ai, duke vënë në vend të parë stimulimin dhe investimin në burime njerëzore.

“Nëse një biznesmen shqiptar ka fuqinë të punësojë rreth 500 veta, duhet t’i jepet prioritet sigurimit të kushteve të punës së këtij personeli, dhe jo fitimeve që mund të marrë shteti nga ky biznesmen,” shtoi Dervishi.

Sipas tij ridimensionim i ekonomisë mund të arrihet nëse në Shqipëri do rikthehej konkurrenca e lirë në vend të monopolizimit dhe nëse shteti do të ndërhynte në treg fuqishëm me investime publike.

“Shqipëria është një vend i vogël që i përngjan një anije të vogël, që ndryshe nga tragetet e mëdhenj, arrin ta marri shpejtësinë shumë shpejt, por i duhet një timonier vizionar”, përfundoi sociologu.

8 komente në “Korrupsioni dhe pagat e ulëta largojnë fuqinë punëtore nga Shqipëria”

  1. ducja says:

    me 2.aspra.dashkan punetore keta derra….

    1. Lani says:

      Politikanet shqiptare jane derra te piste.Shikoni qe nga kryeministri deri te kryetaret e bashkive qe jane derra te dhjere pa pike formimi profesional qe vrapojne neper inaugurime dhe evente per publicitet dhe pastaj vrapojne neper tavolina te mbushura per ngrene si derra.Kush ka teseren e partise gjen pune ne shtet pavaresisht se eshte nga trute koqe kandari.

  2. h says:

    Vendi me i ndyrë për njerëzit e mirë dhe të ndershëm.
    Vendi më i mrekullueshëm për hajdutët,kurvat dhe të korruptuatrit.

  3. ?????? says:

    Me vjen turp te punoj 8 ore per 10 mije lek te vjetra ne dite po qe me fat. Se grate .morin me pak duke punuar ne fasone per italjanet e qelbur 190 mije leke te vjetra ne muaj..me mire te vdes pee vuke se sa te tallen do maskaranj te poshter me popullin……. shtet me kancer

  4. Lani says:

    Me vjen turp te punoj 8 ore per 10 mije lek te vjetra ne dite po qe me fat. Se grate .morin me pak duke punuar ne fasone per italjanet e qelbur 190 mije leke te vjetra ne muaj..me mire te vdes per buke se sa te tallen do maskaranj te poshter me popullin……. shtet me kancer

  5. olsi says:

    ketu per 5 – 6 vjete do ngelen pensionistat, dhe politikaret , bashke me lepiresit e tyre ,qe te gjithe bashke ndoshta ngelen 300 mije . se rinia, dhe burra,gra ,qe jane te moshes edhe 45 do ikin ,te punojne te pakten per 1000- 1200 euro jashte , dhe sdo ja falin krahet si skellever, qofte sipermarresve te vendit qe i perdorin si leter higjenike, pa asnje respekt. qofte edhe atyre gjoja te huaj qe vine ,jo se i dogji malli per shqiperine, shqiptaret, por sepse paguajne nje dore te mire atyre , ne pushtet , dhe marrin skllever modern ti quajme, sepse i paguajne ne muaj sa , paguhet ne 1,apo 2 dite nje punetor ne vendin e tyre, dhe i siguruar bile . ja kjo eshte telenovela pse te huajt vine e hapin fasone , ne shqiperi, se kane nevoje per skllever

    1. Greta says:

      Me keta politikane qe ka sot Shqiperia dhe sidomos me kete kryeminister piktor totalisht te pa afte dhe aventurier qe kemi,me siguri qe Shqiperia do boshatiset e tera!
      Nuk besoj se kete gje nuk e kupton vete Rama,por me djallezi antikombetare ai ka punuar e punon kunder interesave te popullit shqiptar!
      Nje vend me pasuri prallore sic eshte vendi yne,me nje popullsi sa nje qytet ne Europe,te mos garantoje pune dhe buke per te gjithe,me siguri,qe kjo behet me qellime te caktuara antishqiptare!
      Si te mos kemi pune ne Shqiperi kur te gjithe qeverite kane stimuluar shkollen e larte,aq sa sot nuk gjen dot elektricist,hidraulik,mekanik etj profesionist,sepse te gjithe kane diplloma juristi,financieri,inxhinieri etj,qe nuk kane asnje vlere ketu dhe perfundojne kamariere!
      Kurse ne SHBA ka aq pune,sa edhe budallenjte mund te zgjedhin punet e jo me ata te aftet me shkolle!
      Sepse ne SHBA cdo njeri ka lidhje vetem me shtepine e tij dhe vendin e punes e nuk do t’ia dije se kush qeveris,kush parti ka mazhorancen etj!
      Ne SHBA shteti eshte totalisht ne sherbim te qytetareve,sepse taksat e larta i kthehen ne sherbime per qytetaret e jo per te bojatisur imazhin qeverises te qeverise apo kryebashkiakut,sic behet ne Shqiperi!

  6. Ujku Plak says:

    Ka 30 vjete qe administraten shteterore e dominon dhe e drejton injoranca, skishte si te ndodhi ndryshe njerzit me vlera te largohen nga syte kembet, dhe militantet koke boshe te partive te bejne qefe tu shijuar ate qe nuk e meritoine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje