Ish- ministri i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar tryezën për reformën zgjedhore, duke thënë se opozita e arriti një qëllim, të nxjerrë mazhorancën nga parlamenti, edhe pse Rama, sipas tij, nuk e donte këtë bashkëpunim.
Mustafaj shprehet gjithashtu se Shqipërisë i duhen ‘listat e hapura’, pasi ka përmendur se me këtë sistem zgjedhor disa deputetë nuk bëjnë fushatë se janë të fituar, disa të tjerë nuk bëjnë fushatë se janë të humbur.
Po ashtu, ai përmend dhe një rast kur PD nuk mbushte dot listat për shkak të moskonkurrencës.
“Të them të drejtën, jam idhtar i marrëveshjeve. Në demokraci nuk zgjidhen gjërat në mënyrë të tjera pa marrëveshje. Edhe në situata ekstreme siç ndodhi në Shqipëri.
Pas ikjes së opozitës nga parlamenti. Jam idhtar i pjesëmarrjes së PD në reformat kryesore të vendit, një nga të cilat dhe zgjedhorja.
Kjo marrëveshje është e inkuadruar lidhur me vetëm pjesëmarrjen e opozitës. Është arritur një qëllim, dashje pa dashje e mazhorancës pavarësisht dëshirave të Ramës që nuk e ka dashur bashkëpunimin me opozitën.
Opozita e nxorri problemin nga Parlamenti që me një pseudo- opozitë mazhoranca donte të mbante Parlamentin në këmbë”, tha Mustafaj.
Ai shtoi se “kam pritur një përmbysje të madhe të ligjit zgjedhor dhe kuadrit ligjor që nevojitet për zgjedhjet. Kam pritur që të ndryshojë sistemi dhe të ndërtohet një kuadër ligjor për një sistem.
Opinioni publik e ka humbur besimin tek sistemi. Votuesit apo masa e kanë humbur besimin. Kam biseduar me Bashën, për pritshmëritë që ka ai për sistemin.
Ai nuk ka qenë për ndryshimin e sistemit. Argumentet e tij kanë qenë disa, si nuk mund të inkuadrojmë të rinjtë në Parlament”.
Doli ky idioti i trystit te geshtenjave .Ja u bejne me grafik me dale me fole budalleqe e skane turpe kur u del ndryshe.A keni pa cfare fliste vjet ky karaduz hajvan
Paske ikur fare Mbahu bre burre mos fol percart.
Kush i beson ato perralla o Mustaf.
Ky individ,nuk ka fare turp,nuk e nje si fjalë!Beri mirë Sala që e qiu në ajër,si mizë!hahaha
Po cfare thu mor kopetent,juve ky i gjati ju hoqi breket dhe ju nxori lakuriq,ti thu e nxoret nga parlamenti,ty ti ka heq breket me kohe se ke qene tek e tek me te dhe te nxori me kepuce te kuqe,po kujt ja thoni keto pallavra qe as vete si besoni,jo me t-ju besoj kush,ju jeni ba si mos me keq,se ju rrejti menja se do na banit revolucion dhe dolet ne rruge te madhe,po tani qe i rrujtet koqet ketij te gjatit,doni te shpetoni cfare te mundeni
U bere si Zigur Qarri o besniku i partise. Po ke biseduar me Bashen, e hodhi hallin Shqiperia, s’ka me siklet. Hidhu edhe nje here andej nga plaku, se mos te kane mbaruar xhixhat.