CNN: Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë u shtruan në spital pas sulmit nga raketat iraniane

17 Janar 2020, 12:02Bota TEMA

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë u shtruan në spital pasi pësuan simptoma tronditjeje disa ditë pas sulmit me raketa iraniane në bazën irakiane të Al-Asad, konfirmoi për CNN kapiteni Bill Urban, zëdhënës i komandës qendrore të Shteteve të Bashkuara, i cili mbikëqyr trupat në Lindjen e Mesme.

Pentagoni, pas sulmit, kishte pohuar se kishte pasur dëme në strukturat por jo për njerëzit.

“Simptomat u shfaqën disa ditë pas ngjarjes dhe u trajtuan me kujdes të bollshëm,” tha Urban kur u pyet nga CNN për mospërputhjen nga informacionet e para të dhëna nga Pentagoni.

Koalicioni anti-Isis kishte deklaruar në një deklaratë se “asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk ishte vrarë në sulmin iranian mbi bazën ajrore Al Asad më 8 janar, gjë që rezultoi e vërtetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje