Bashkimi Europian po mendon të heqë kontrollin e njohjes së fytyrës në vendet publike për maksimumin 5 vjet, derisa të jenë gjetur rregulla të reja që mbajnë nën kontroll rreziqet dhe privatësinë.
Plani Evropian me 18 faqe vjen në një kohë të debatit intensiv, veçanërisht në SH.B.A., mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për qëllime të sigurisë. Plani, që pritet për muajin tjetër, parashikon që vendet e BE gjithashtu të kenë autoritete speciale që monitorojnë rregullat.
Në dokument, shikuar nga Reuters dhe Politico.com, Komisioni Evropian shkruan se rregullat e reja duhet të futen për të mbështetur ato aktuale në lidhje me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
“Rregullat e së ardhmes duhet të tejkalojnë ato aktuale dhe të përfshijnë një ndalim të kufizuar në kohë për njohjen e fytyrës në vendet publike. Gjatë thirrjes, nga tre deri në pesë vjet, duhet të identifikohet dhe zhvillohet një metodologji solide për të vlerësuar ndikimet e kësaj teknologjie dhe masat e mundshme të administrimit të rrezikut.
Dokumenti duhet të shqyrtohet para vendimit përfundimtar. Komisioneri Europian i Antitrustit Margareth Vestager pritet të paraqesë propozimin muajin tjetër.