Ish-ligjvënësi amerikan (mbështetës i Trump) pritet të dënohet me 5 vite burg

17 Janar 2020, 21:40Bota TEMA

Chris Collins, një ish-ligjvënës amerikan nga Nju Jorku, një nga mbështetësit e kahershëm të presidentit Donald Trump, pritet të marrë dënimin të premten pas u vetëdeklarua fajtor se ishte pjesë e një skeme për nxjerrje të informacioneve të brendshme.

Zoti Collins, u deklarua fajtor lidhur me akuzën për komplot e deklarata të rreme të dhëna përpara gjykatës federale të Manhatanit në muajin tetor, një ditë pasi kishte dhënë dorëheqjen si ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve.

Edhe pse ai përballet me një maksimum prej pesë vitesh burg për secilën nga dy akuzat, si pjesë e marrëveshjes ai mund të dënohet me më pak se pesë vite.

Zoti Collins u dënua për nxjerrje të informacionit të brendshëm ndërsa ishte anëtar i bordit dhe gëzonte 16.8 për qind të aksioneve të një kompanie bioteknologjike australiane.

Pasi mësoi nga një email i dërguar nga shefi ekzekutiv i kompanisë se një ilaç eksperimental për sklerozën e shumfishtë kishte dështuar gjatë një prove klinike, zoti Collins ia kishte dhënë këtë informacion të birit, duke i kërkuar atij të shesë aksionet përpara se lajmi të bëhej publik gjë që do të shkaktonte potencialisht zhvlerësimin e tyre.

Djali i ish-ligjvënësit e kishte përcjellë këtë informacion edhe tek të tjerë persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje