Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën me dije se alpinistja e plagosur në Malin e Tomorrit prej disa orësh e bllokuar është shpëtuar.
“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft ( 2 133 metra) dhe në kushtet e shikimit të kufizuar.
Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.?”, shkruan ministrja Xhaçka ne rrjetin social.
Ajo kishte thyer këmbën dhe në një lartësi prej 2 133 metrash pritej vetëm ndërhyrja e helikopterit të Forcave Ajrore nga Ministria e Mbrojtjes.
Alpinistja bashkë me tre kolegë të tjerë ishin nisur mëngjesin e sotëm prej Qafë Dardhës në Librazhd drejt majës së malit të Tomorrit.
Afër Çesmën së Tarikos alpinistja rrëshqiti në një vend të thepisur dhe theu këmbën.
Ajo doli prej vendit ku ishte bllokuar falë ndihmës së kolegëve të cilët njoftuan menjëherë nëpërmjet celularit Emergjencat Civile.
Pas disa orësh alpinistja do të mund të transportohet drejt Traumës për të marrë mjekim të specializuar.
Ne Himalaje ka ndodhur ?!
Pak si shumë 7000 metra, ule pak lartsine te lutem.Nejse, bravo forcave ajrore. Pune e shkelqyer.
Injoranca nuk ka brire. Ka 7000 m. Ku ne Himalaje?
7 mije metrash, na çuditi kjo Xhaçka? kush ta mesuar gjeografine Nard Ndoka?
7000 metra l’atteso hiqu dreq hiqu ,per pak metra ja marim xhomolunges ne himalaja.
7000 metra lartesi?! Te keqen e gjeografise tende!
Hiqe nje zero se na çove ne Nepal
Me duket se eshte shkruar 7000 ft ose kembe
Të gjithë komentuesve të mesiperm: ” po mirë të gjithë budallenj dolen keta djemte e fisit tone?”. Po të gjithë nuk dini të lexoni por vetëm të shani dhe ironizoni pa kuptim? Sepse dhe 7000 m sikur të ishte ajo kuptohet se do ishte nje lapsus.Aty shkruhet shqip dhe qarte: 7000 ft dmth këmbë=2133 m.
Keta qe komentojne as me lexu nuk fine! Nuk thote 7000 mije metro,por 7000 FT.Kembe, qe e sqaron me 2133 metro. Beni me kujdes komentet!