Shqipëria mban rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditet ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për veprat penale. Në raport me popullsinë, në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.
Eurostat për t’i bërë të dhënat sa më të krahasueshme ka shprehur numrin e të dënuarve për vepra penale në raport me popullsinë e secilit shtet. Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria thyen rekord për numrin e lartë të të burgosurve. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 179 të burgosur.
Në Serbi, sipas Eurostat, numri i të burgosurve për 100 mijë banorë ishte 153, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur, ndërsa Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë. Në të gjithë Bashkimin Europian numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore ishte 116, ku sipas Eurostat është shënuar norma më e ulët që prej vitit 2000. Në Bashkimin Europian, numri më i lartë i të burgosurve është shënuar në Lituani (shiko grafikun) me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur.
Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogaritet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë. Ndër shtetet anëtare numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur. /Monitor
STATISTIKAT JANE TE SAKTA POR DUHET SHPJEGUAR :
PASI NE SHQIPERI DENOHESH DHE HYNE NE BURGE EDHE PER NJE DENIM 2 MUAJ .
NDERSA NE ESPANJE NESE DENOHESH 2 VJETE DHE POSHTE NUK HYNE NE BURGE DO TE THOTE BIE NUMRI TE BURGOSURVE
NE FRANCE KA DENIME ALTERNATIVE PASI NUK KA VENDE NE BURGE JANE AFERSISHTE 67 MIJE TE BURGOSUR DHE NUK KA SHTRETE DHE ALTERNOJNE DENIMET PLUSE ESHTE HEQUR DENIMI HASHISHIT ALKOLI NE TIMONE SHUME DENIME PER DÉLIT TE VOGLA
NESE SHQIPERIA DO VEPRONTE SI KETO SHTETE DO TA KISHTE NUMRIN ME TE VOGEL SIC E PARAQIT EUROSTAT
Ja ku hidhet poshte retorika armiqedore e Turk-Arnautve, qe … Greqia eshte raciste ndaj Shqiptarve, duke i mbushur burgjet e saj me Shqiptar.
Po Shqiperia perse i ka mbushur burgjet ?
Yysht, BQ!! Ik ha [email protected] prifti ti, atë bë!! Rracë e zezë lindorësh, që na hiqeni si udhëheqësit e Ballkanit.
Eh sa shume kemi akoma per burg ne!
Po se hyjne per drita…nderkohe osheee shperdoron leket me tendera e paga…
Në burgje kanë ngelur vetëm ata që nuk kishim lekë të mjaftueshme për të
paguar prokurorët dhe gjykatësit.
Të kishte shtet serioz,shifra do ishte katërfish.
Të vendoset drejtësia,të bëhet një amnisti gjenerale dhe të lirohen burgjet
për politikanet,korruptuarit partiakë dhe pushtetarët,hajdutët ,prokurorët dhe gjykatësit.