‘Nuk përfaqëson rrezik për lundrimin’, Xhaçka: Pas 40 vitesh, bregdeti shqiptar jo më një zonë e minuar

17 Janar 2020, 21:40Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën me dije se bregdeti shqiptar pas më shumë se 40 viteve nuk është më me shënimin zonë e minuar.

Xhaçka ka publikuar edhe hartën përfundimtare të Zyrës së Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe ku thuhet se bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrimin.

“Që prej 2 Janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më si bregdet i minuar. 

Për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish zonë e minuar) për bregdetin shqiptar. 

Falë studimeve profesionale në terren, të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim. 

Këtë fakt e konfirmon, drejtori Ekzekutiv i Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe, Admiral Tim Lowe, zyra e të cilit ka botuar edhe këtë hartë përfundimtare. 

Një vendim pozitiv me efekte të mëdha, veçanërisht në zhvillimin e turizmit detar në Shqipëri”, shkruan Xhaçka ne rrjetin social.

1 komente në “‘Nuk përfaqëson rrezik për lundrimin’, Xhaçka: Pas 40 vitesh, bregdeti shqiptar jo më një zonë e minuar”

  1. Loni says:

    Ska lidhje fare…..Mina bregdeti ska pasur kurre…qe nga incidenti Korfuzit u pastruan……fakt eshteqe kurreska pasur incident.Anglia e mbante ne harte per qellime qe dihen….Meqe ra fjala e moret arin nga Londra…kjo do ishte arritje dhe jo kto budalleqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje