Agresiviteti në rrugë, ministri Lleshaj propozon testin e "idiotit" për shoferët

17 Janar 2020, 10:52Kronika TEMA

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një tryezë për të prezantuar një analizë të situates dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuader te masave per rritjen e sigurise rrugore.

“Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet. Duhet të ulet dhe numri i aksidenteve dhe të plagosurit dhe dëmet material” tha ministri Lleshaj.

Prandaj po bëhet hartimi I një pakete të plotë masash me të cilat synojnë të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme të Kodit Rrugor.

Ministri I Brendshëm propozon se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e “idiotit” që apilkohet dhe në Gjermani

“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. 

Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë.

Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i “idiotit” .

Gjithashtu propozohet që çdo drejtues të ketë kartelë të tij biografike.

8 komente në “Agresiviteti në rrugë, ministri Lleshaj propozon testin e “idiotit” për shoferët”

  1. Kapterri says:

    Nuk realizohet dot se do të jetë një radhë shumë e madhe. Pothuajse 3 milion

  2. Na myten says:

    Ai test propozohet per gjermanet. Duhet te jesh kryeidiot ta mendosh ta aplikosh tek Shqiptaret. Tek cfare niveli fillon idioti ne Shqiperi?!
    Filloni me rritjen e asikuracionit per recidivistet se 100 euro paguaj une qe kam zero aksidente dhe 2-3 gjoba parkimi ne 20 vjet dhe po aq paguan edhe ai qe gervishtet 10 here ne jave. Patenta nuk ka nevoje te bllokoni per shpejtesi. Shtoni gjobat i cili shton automatikisht edhe asicuracionin se ai qe ecen shpejt ka me shume shanse per aksident.
    Mos i shtoni shume. Me nga 15-20 mije leke pas cdo shkelje se po i shtuat me nga 500 mije lek fillon korrupsioni. Kur te filloje t’i dhembi xhepi shqiptarit atehere fillon ndryshimi perfshi dhe ata te fortet me X7-ta qe i hedhin 2 mije lek sa per t’i xhiru gomat.

  3. Creasy says:

    Po per minister e bejme dot testin?
    Apo harrova ky me nje pushooooo e zgjidh punen

  4. SEPSE IDIOTESIA ESHTE NJI SEMUDJE NGJITESE

    SHIKOI SJELLJET MENYRA E TE KOMUNIKUARIT E TE FOLURIT
    TE DHUNES E PAFYTYRESISE NJEREZORE
    QE SHUME POLITIKAN DEPUTET TE PD -s
    REFLEKTOJN IDIOTIN KRYETARE TE TYRE SALI BERISHIT

  5. Adi says:

    Vendosni gjoba ne varesi te te ardhurave qe ka drejtuesi i automjetit. Qe te mos beje garipin ai qe nuk e ka problem te paguaje nje gjobe qe eshte vene per nivelin mesatar te te ardhurave.

  6. Eri says:

    Nuk do te ishte keq ky lloj testi.Mbase kontribuon per te vene pak rregull ne gjithe kete rremuje me rreziqe.

  7. Labi says:

    Para 90 kur vinte puna te radhat e gjata thoshin,nje burre nje gru e nje oficer,ky i tille ka qene,si duket e paska bo efektin me vonesa gaveta groshes,ajo pune luftohet me ligj,ai testi behet nd fund kur ligji ka mbaru pune,nne idot nuk mund ta denosh dot mbasi ka vrare nje njeri ne rruge si nje njeri normal,pastaj do na ndodhi qe pas aksidentit te gjithe te dalin idiot, bejeni si Zvicra ligjin,qe te sekuestohet makina dhe e shikon si behen Shqiptaret pula.

  8. Bukur do ishte te vihej dicka ne jete ,
    pas ktrye deklaratave ,
    qe ne fund te fundit Policia dhe Ministri i Brendshem
    te behen te besueshem per qytetarin shqiptare
    edhe pse personalishte i shikoj me skepticizem ,pothuajse te gjitha
    deklaratat e Ministrave dhe Politikaneve ,kur ne Terren ,
    ti si qytetare nuk shikon asnji ndryshim e qarkullim !

    Shikojme e Lajme ,ne Media demostrime te forcave te Policise
    si me qen noj Parade , Mijra Police i bashkohen Ministrise ,nderkohe qe
    ne qytete ,ne rruge jae shume pak ne sherbim te qytetarit !
    Nuk arrij te kuptoj se ku ” fshihen ” kto forca Policore dhe me cfar e justifikojne rrogen qe marrin
    ga Taxapaguesi qytetare ?
    Qe te ndryshoj gjendja ne Shqiperi , e vihet rregull ,
    duhet qe ne rruget e qyteteve ,te jet Prezente Policia ne forme Patrullash
    kontrolli te rrugeve te qytetit dhe gjobise Fort ata ,
    qe pengojne funxionimin normal te qarkullimit ne rruget e qyteteve ,
    ndryshe nuk disiplinohet ai popull i shthurur nga cdo Kulture e Ligje .
    Un nuk arrij te kuptoj se me cfar merret edhe ky Minister ,
    sepse e kisha arrit ate rregull brenda anji Muaji .
    Nuk arrij te kuptoj se ku qendron veshtiresia e ktyre Miistrave dhe e vet Policise !
    Per mua ose s’ja kan iden se si mbahet rregulli ne qytete ,
    cdo te thot rregull qarkullimi ne qytete ,
    ose jane totalishte kote ne ato Poste ,jane te paafte .
    Bllokon korsin ne qytete ,tjetri e shko pi kafe dhe asji Kapterr Barkderr ,
    s’leviz vendi me i hedh Gjoben e majme ne radhe te pare ,pastaj me ja
    marre makien me Karrotrece dhe parku ne Polici ,ku pervec Gjobes per bllokim te Korsise
    ne Rruget e qytetit ,
    pronari i makines duhet te paguaj perseri nji tjeter shume $
    per me e nxjer makinen e tij nga Parkimi ne Polici .

    Eshte fare e thjeshte me vendos Rregull kudo ne rruget e Shqiperise
    nqs do ,nqs eshte vullneti per pune nga Policia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje