Arta Marku në KED, deri në fund të vitit

16 Janar 2020, 19:51Kronika TEMA

Edhe pse prokurore e thjeshtë në Prokurorinë e Tiranës, Arta Marku do të vazhdojë të qëndrojë me të drejta të plota si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë gjithë vitit 2020.

Në një raport rekomandimesh  për KED, komisioni i pavarur i monitorimit të organeve të reja të drejtësisë, e bën mjaft të qartë këtë.

Asnjë nga anëtarët e KED nuk mund të ndryshojë gjatë gjithë vitit të punës së këtij institucioni. Madje as lista e kandidateve që duhet të hidhen në short nga Presidenti apo Kuvendi pas publikimit të saj që në 15 nëntor.

Raporti i komisionit të monitorimit i është dërguar KED-së një ditë para mbledhjes së tij të parë.

Ky sqarim për rolin e Arta Markut, edhe pse nuk përmendet me emër, u bë pas debatit mediatik se ish-kryeprokurorja duhej zëvendësuar në KED, për aq kohë sa nuk është më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa Arta Marku u caktua relatore për procedurën e zëvendësimit të Besnik Muçit. KED duhet t’i dërgojë presidentit kandidaturat që duhet të zëvendësojnë anëtarin kushtetues të dorëhequr pak javë pas marrjes së detyrës, pasi u shkarkua nga shkalla e dytë e vetting-ut.

Pikërisht për procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të kushtetueses dhe kompetencat e vetë anëtarëve të KED-së në këtë përzgjedhje, këshilli i kërkoi kuvendit qartësim të neneve ligjore.

Qëllimi ishte shmangia e konflikteve institucionale si me Presidentin, pas të cilit vetë kryetari dvorani u kallzua penalisht.

1 komente në “Arta Marku në KED, deri në fund të vitit”

  1. Kalec Dega says:

    shih, shih, paska hec pantalonat e ka shkurtu floket shkodranja pe puke, lol
    =
    cme nxorri mallin e Adriatik Dhalles
    =
    me qe ra fjala, kur do denohet Dhalla i Ram-sal-lulit, lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje