“Dëbimi i diplomatëve iranianë nga Tirana, sinjal i fortë se diçka ekstreme po gatuhej”

16 Janar 2020, 17:32Kronika TEMA

“Kemi të bëjmë me një sërë vendimesh nga Shqipëria, përfshirë edhe largimin e kreut diplomatik të Iranit. Ky është një sinjal i fortë se diçka vërtetë ekstreme po gatuhej për sigurinë kombëtare.

Ky vendim i dytë vjen edhe si një pasojë që e kishim paralajmëruar e vendosjes së Shqipërisë në një vend në rrezik, sepse ne kemi mirëpritur një numër mbi 3 mijë muxhahedinë”.

Kështu u shpreh në A2 Endri Hide, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare, teksa komentoi dëbimin e diplomatëve iranianë nga vendi ynë.

Më tej, ai zbuloi se autoritetet shqiptare kanë marrë informacione edhe nga vetë MEK-u. “Shqipëria është një vend i vogël, diplomatikisht, ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe financiarisht.

Shqipëria hyn të fuqitë e vogla. Shqipëria nuk pretendon dot të luajë rol në Lindjen e Mesme, por ka reaguar ndaj një kërkese zyrtare të SHBA nëpërmjet OKB-së dhe UNHCR, vetëm për premisa humanitare.

Por ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kemi komponentët tanë të sigurisë.

Madje, shpesh herë, ka pasur informacione që janë përcjellë nga autoritetet tona nga vetë MEK-u, nga pjesëtarët që bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shqiptare”, tha Hide.

4 komente në ““Dëbimi i diplomatëve iranianë nga Tirana, sinjal i fortë se diçka ekstreme po gatuhej””

  1. Kalec Dega says:

    Jo bre, do hidhnin ne ere Karavastane apo Librazhdin e Talent Palles, lol!
    ==

    ..keshtu ju paralajmeron Tema?

  2. Shqip says:

    Shkrim pa koke. Pa krye. Po kishte bythe. Shkrim bythe dmyh

  3. salibashmuta ishin orgaizatoret e destabilizimit
    organizun terroristat me bo perseri 97 -en por si heci .
    Ai atje nalt , di gjithcka
    edhe se saher ne dit rri e qelb ne halen e presideces muti

  4. O says:

    97 nuk ishte ekstreme, ishte normale. Na kishte zili dhe Zvicera

    Rrofte Sali Berisha!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje