I vëllai pjesë e rrjetit të trafikantëve të drogës, shkarkohet shefi i Policisë së Dibrës që doli tek përgjimet e Bild

18 Janar 2020, 12:53Kronika TEMA

Shkarkohet nga detyra shefi i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Dibrës, Robert Aga, një ditë pas arrestimit të të vëllait si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Aga, u shkarkua pasi i vëllai, Pajtim Aga, u arrestua nga policia, si pjesë e një rrjeti trafikantësh që kalonte kanabis në formë çokollate nga Greqia, përmes Shqipërisë dhe me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Emri i shefit të policisë Robert Aga, doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”.

Njoftimi i plote i policisë për arrestimin e Pajtim Aga

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “TRANZIT”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe DVP Dibër.

Vihen në pranga 7 persona.

Sekuestrohen 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Pajtim Aga., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Fatos Deda, 37 vjeç, banues në Shëngjin.

Marsida Piperi, 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën. (TemA)

4 komente në “I vëllai pjesë e rrjetit të trafikantëve të drogës, shkarkohet shefi i Policisë së Dibrës që doli tek përgjimet e Bild”

  1. Faik Konica says:

    Nuk u c’komunizua ky popull akoma!! Secili ka pergjegjesi per veprimet qe ben vet jo po vllai, vjerri, kusheriri i pare vari trapin me fjale te tjera.

  2. Usa says:

    Shume gabim nuk mban pergjegjesi cfar ben vellai i nje pesononi qe jeton me familje me vete ne qofte se ka bashkepunim duhet te ndalohet ne te kundert ai duhet te vazhoje punen normalisht e duhet te hapi ceshtjen ne gjyq se kjo eshte lufte klase(si ne vitet para 90 ke kushririn e 20 ke vellane qe jeton ne usa etj)

  3. Mos pirdhni shume says:

    Pirdh pirdh se LIROHESH …r

  4. Sebastiani says:

    Shtet bythe, ç’pune kane me vellain, apo kur duan kto te ndjekin me fis si ne kohen e qiftlargut qe te denonte me katragjysh nese njeri behej kundra qeverise. Nese vllai kavrrojtur ne bollek e tjetri ne pun si rrogtar, pse duhet te meren me te vellain, po me uren ç’paten, sistem demokratik, me ligje komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje