Zbulohet vajza në grupin e vëllait të shefit të policisë

18 Janar 2020, 17:51Kronika TEMA

Vajza që shihni në foto është gjirokastritja Marsida Piperi, e arrestuar pasditen e kësaj të premteje, si pjesë e rrjetit që synonte trafikimin e një sasie prej 32.5 kilogramë kanabis sativa në formë çokollate.

32-vjeçarja u arrestua nga policia, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, për trafikimin e një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Ajo u prangos bashkë me bashkëjetuesin e saj Fatjon Deda, pasi nga kontrolli në banesë në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, u gjet lënda narkotike e ndarë në pako

Krahas saj u vunë në pranga edhe E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”; Pajtim Aga, 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. Aga është vëllai i një shefi policie në Dibër, Robert Aga, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”.

Gjithashtu u arrestua edhe Shkëlqim Nazari 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh; D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë; Fatjon Deda, 37 vjeç, banues në Shëngjin dhe A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Operacioni për kapjen e tyre u kodua “Tranzit” pasi Policia e Tiranës dhe ajo e Dibrës kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtatë të dyshuarit kishin siguruar lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në formë çokollate në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy personave me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kilogramë lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, gjashtë aparate celularë dhe dy automjete.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë ë vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

4 komente në “Zbulohet vajza në grupin e vëllait të shefit të policisë”

  1. Qifi says:

    Hunaaaa hunaaa. Te hongsha hunen me piper

  2. lisi says:

    Keta Agallaret e Grazhdanit te Dibres gjithmone kane qene e mbeten PLEHRA e Spiune te ndyre te cdo sistemi.

  3. Dash Pacja says:

    Une vo bast se goca, Mersida osht e vorfen ene masi ka pa shoqet e saja qy jon zbukuru ka dash i dor pare me i bo plastik hunit. Leneni t’shkreten e osht gjynof.

  4. Mandi says:

    Qr sa e paska pallen e hundes kjo botja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje