Interi “kopjon” Juventusin dhe bën një hap të gabuar të radhës në janarin e tmerrshëm, duke barazuar në fushën e Leçes.
Skuadra e Kontes u ndal në barazim 1-1 në këtë sfidë dhe u jep mundësinë bardhezinjve, të cilët ishin ndalur me të njëjtat shifra në këtë stadium, që të krijojnë sonte një distancë sigurie ndaj ndjekësve më të afërt.
Interi kërkoi golin por edhe rrezikoi shumë përballë vendasve të cilët përfituan nga gabimet e prapavijës zikaltër.
Brozoviç goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa VAR i hoqi një penallti vendasve për prekje topi me dorë nga Sensi.
Në pjesën e dytë, skuadra e Kontes gjeti golin e shumëpritur me Bastoni, i cili shënoi me kokë kur regjistrohej minuta e 71-të.
Por entuziazmi zgjati pak minuta pasi Mankosu barazoi me një lëvizje të zgjuar brenda zonës së skuadrës së Interit. Kështu, erdhi edhe barazimi i dytë radhazi që i jep mundësinë Juventusit të arratiset në renditje dhe të krijojë shkëputje nga zikaltërit nëse mund sonte Parmën.
Ndeshjet
Breshia-Kaljari 2-2
27’, 49’ Torregrosa / 20’, 68’ (p) Zhoao Perdo
Bolonja-Verona 1-1
20’ Bani / 81’ Borini
Leçe-Inter 1-1
77’ Mankosu / 71’ Bastoni