Diktatori Setien te Barcelona, ky është ndryshimi kolosal mes tij dhe Valverdes!

20 Janar 2020, 21:25Sport TEMA

Quique Setien pati zgjedhjen e jetës në tavolinë nga Barcelona dhe nuk ngurroi të pranonte. Trajneri, i cili në të kaluarën kishte drejtuar vetëm ekipe të dorës së dytë, tashmë kishte shansin e artë, që zor se mund t’i trokiste dy herë në derë.

Siç edhe u shpreh në fjalët e tij të para kur mbërriti në “Camp Nou”, atij iu deshën diçka më pak se 5 minuta për të vendosur që të pranonte propozimin e drejtuesve katalanas.

Tashmë, kur kanë kaluar gati një javë nga zyrtarizimi i tij si trajner i Barcelonës, shumë gjëra kanë ndryshuar. Setien duket qartë që është i motivuar. Mjafton të përmendim vetëm një fakt dhe do të kuptoni se sa i motivuar ka ardhur në Katalonjë 61-vjeçari. STAFI TEKNIK I BARÇËS QË NGA ARDHJA E SETIEN NUK KA SHIJUAR ASNJË DITË PUSHIM!

Madje, Valverde kishte planifikuar një festë të mërkurën e 15 janarit të javës së shkuar, por Setien vendosi ta anulonte. Jo vetëm kaq, pasi një ditë përpara ekipi kishte stërvitje vetëm në mëngjes, por Setien e dyfishoi, duke i kryer ekipit edhe një tjetër seancë pasdite. Trajneri i ri nuk u mjaftua përsëri, pasi ditën e ndeshjes me Granadën, organizoi një mini-seancë, ku u punua vetëm për presingun.

Gjithashtu këtë javë nuk ka pushime. Edhe pse ishin në fushë mbrëmjen e shkuar, ditën e sotme në drekë, ekipi ishte në një tjetër seancë stërvitore. Të shtunën  Barça udhëton ndaj Valencias, ndërsa e diela dhe e hëna i gjen përsëri në stërvitje. Në 14 ditët e para të Setien, Barcelona do të ketë kryer 13 ditë stërvitje. Me pak fjalë, Setien ka sjellë një diktaturë të vërtetë në Barcelonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje