Sormani: Për të fituar duhet të jemi skuadër, ndryshe nuk fitojmë asgjë

20 Janar 2020, 14:11Sport TEMA

Adolfo Sormani do të debutojë në stolin e Partizanit ditën e nesërme ndaj Skënderbeut, në këtë rikthim të dytë të tij.

Në prag të sfidës së nesërme, tekniku italian ka dalë para mediave, ku ka treguar se në çfarë aspekti po punon me ekipin.

“Çdo skuadër në momentin që ndryshon trajner, do të thotë se diçka nuk ka shkuar mirë. Kam punuar shumë me skuadrën gjatë gjithë këtyre ditëve, për sa i përket aspektit psikologjik. Më pas skuadra do të rritet edhe në aspektin fizik dhe do të jetë grupi më i harmonizuar gjithnjë edhe më shumë.

Emocionet për këtë rikthim?

Sigurisht që emocionet ekzistojnë dhe janë pjesë e punës sonë. Metoda e punës sime është që të fokusohem dhe të jem i kujdesshëm. Momentalisht objektivi primar që kam është të jem i fokusuar te skuadra dhe tek ndeshja që na pret.

Keni nevojë për merkato dhe ku?

Sigurisht unë bisedoj me drejtorin Rama, dhe presidentin Demi. Duke qenë se jemi në kontakt, do mundohemi të përmirësojmë gjërat. Unë dua të punoj me skuadrën që kam, që për mendimin tim janë më të mirët dhe kam detyrë të marr maksimumin. Ky është edhe objektivi im. Kush më ka njohur edhe nga eksperienca e parë këtu, unë asnjëherë nuk flas për individë, por për skuadrën. Për të fituar duhet të jesh skuadër, ndryshe nuk fiton asgjë. Edhe skuadrat e mëdha nuk po ia dalin të fitojnë me vetëm një lojtar cilësor. E rëndësishme është që të kemi frymën si skuadër.

Çfarë prisni ekipi?

Unë pres një skuadër që të kërkojë gjithmonë rezultatin, agresive, e përqendruar, te jetë një skuadër me lojtarë të fortë që e mbështesin njëri-tjetrin. Pas 90 minutave të mos kenë asnjë peng që nuk dhanë diçka në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje