Kukësi shpjegon “tërheqjen” e Gjicit: Tani është president nderi, klubi ka administrator

19 Janar 2020, 21:47Sport TEMA

Deklarata e sotme e Safet Gjicit se nuk është më pjesë e strukturave drejtuese të klubit verilindor, ka krijuar jo pak dyshime mbi atë që tashmë është zyrtarisht drejtuesi i ri i klubit.

Dilemat janë zgjidhur nga verilindorët, të cilët nëpërmjet një deklarate, vetëm kanë sqaruar se tashmë Safet Gjici ishte vetëm një “president nderi”.

“Reagim! Pas një interviste nga Kryetari i Bashkisë, nga Z.Gjici për Top Channel në lidhje me klubin e Kukësit, ka pasur shumë interpretime që Z.Gjici është “tërhequr” nga FK Kukësi.

Duam të bëjmë me dije se z.Gjici është President Nderi i ekipit të FK Kukësit, ku Bashkia Kukës është pjesë e klubit me 12,5% të aksioneve të shoqërisë aksionere Futboll Klub Kukësi.

Administratori i klubit është vëllai i z. Safet Gjici, z. Lavdrim Gjici dhe drejton strukturat e klubit”, ishte shpjegimi i shpërndarë nga zyra për shtyp e verilindorëve duke konfirmuar ndryshimin që është bërë kohët e fundit që kur Safet Gjici mori drejtimin e bashkisë së Kukësit.

3 komente në “Kukësi shpjegon “tërheqjen” e Gjicit: Tani është president nderi, klubi ka administrator”

  1. Rromes says:

    Po Po hidhjani macit keto . Mashtusa konflikt interesi i hapet .shuli kryeminister i intereson te ket nen kontroll bashkin per zgjedhjet e ardhshme.

  2. serveti says:

    U LUMTE , I LUMTE KUKESIT , KA PRESIDENT NDERI …..!!!!!!!!!!!!!!!!!!! POPULLI I HA KETO , LUM POPULLI QE KA KETE KRYETAR BASHKIE ……..

  3. Lili says:

    Konflikt interesi edhe jo ivogel bile! ashiqare tallen, po spak ka gje me thane ketu?! Se paret e taxpaguesit te qytetit ma te varfer te shqiperise shkojne per loja?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje