Liverpooli “monstruoz”, van Dijk e Salah ndëshkojnë Man. United, +16 nga City

19 Janar 2020, 19:28Sport TEMA

Derbi Anglisë, Liverpool – Manchester United vendoset nga gjiganti holandez, Virgl van Dijk dhe sulmuesi egjiptian Mohamed Salah. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar realizoi në pjesën e parë ndërsa “Faraoni” në të dytën në supersfidës e zhvilluar në “Anfield”, rezultati i së cilës (2-0) e shkëput edhe më tej skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp nga ndjekësit më të afërt.

Tashmë “The Reds” kryesojnë me 64 pikë nga 66 të mundshme në 22 ndeshje të zhvilluara gjithsej. Manchester City i vendit të, që në fakt ka zhvilluar një ndeshje më shumë, ndjek me 48 pikë, ndërsa Leicester City me 45 pikë.

Van Dijk kërceu mbi të tjerët në minutën e 14-të, pas krosimit të Alexander-Arnold nga këndi, duke ngritur peshë impiantin e Liverpoolit. Në fakt, vendësit realizuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, me Firminon dhe Wijnaldum, por në të dy rastet golat u anuluan nga VAR-i.

Para se të finalizonte braziliani kishte ndërhyrje të parregullt ndaj De Geas, ndërsa në momentin e shënimit nga holandezi, u dallua një pozicion jashtë loje milimitrik.

Në fillim të pjesës së dytë Salah dhe Mane iu afruan ndjeshëm golit, ndërsa Henderson gotiti shtyllën. Për United vlen të përmendet rasti i Martial në minutën e 60-të, me francezin që gjuajti mbi traversë. Ndeshja u mbyll nga Salah në minutën e 3-të shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Përfundimisht 2-0 në “Anfield”, me Liverpoolin që bëhet skuadra e parë që shënon në 22 takimet e para të Premier Leaugue-s që nga sezoni 2001-2002 (Arsenali realizoi në 38 takime radhazi).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje