Sarri lartëson Ronaldon: Krijon një problem dhe zgjidh 100, është “kafshë” golash…

20 Janar 2020, 10:31Sport TEMA

11 gola në 7 ndeshje dhe një distancë +4 pikë nga Interi në renditje. Juventusi po shijon momentin më të mirë të sezonit, me Cristiano Ronaldo, gjithashtu, vendimtar kundër Parmës.

Mbas ndeshjes, për “Sky Sport”, Maurizio Sarri foli për menaxhimin e kampionit portugez, duke përsëritur sesi duhet të sillet skuadra rreth tij: 

“Ronaldo është një kampion, i cili nganjëherë krijon ndonjë problem të vogël, por zgjidh 100 prej tyre. Kështu që është e qartë se pjesa tjetër e skuadrës duhet të funksionojë përreth tij”.

Pas periudhës së vështirë në nëntor, CR7 u rikthye në majë. Ai la pas problemet me dëmtimet, që e kishin torturuar, duke filluar një seri prej 7 ndeshjesh radhazi me gola në Serie A. Sarri shton më tej:

“Unë mendoj se ky shpërthim vjen nga gjendja fizike dhe mendore. Ai ka gjetur madhështinë më të madhe fizike. Në kësi situatash, ai është gjithmonë një “kafshë”, që ushqehet me gola.

Fakti që filloi të shënojë në mënyrë të përsëritur ia rrit besimin dhe gjendjen psikologjike. Ai ka shënuar 11 gola në 6-7 ndeshjet e fundit, janë numra jashtëtokësorë”.

Sarri më pas u përqëndrua edhe te Dybala, i cili, edhe një herë u largua nga fusha mjaft i zemëruar. Tekniku toskan, megjithatë, e bëri të qartë se për të problemi nuk ekziston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje