VIDEO: Tifozi i çmendur i Milanit "shpërthen" në britma dhe lot pas golit të Rebic

20 Janar 2020, 09:37Sport TEMA

Milani arriti fitoren e 3 radhazi përfshirë edhe suksesin në Kupën e Italisë kundër Spalit.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-2 kundër Udinezes në “San Siro”, ku heroi për ekipin e Stefano Piolit rezultoi Ante Rebic i cili shënoi në minutën e 93.

Tifozët dhe futbollistët shpërthyen në festë, ndërkohë në këtë gëzim nuk mund të mungonte as Tiziano Crudeli, një tifoz i zjarrtë i deklaruar i Milanit. 

Crudeli nuk i ka kontrolluar dot emocionet, duke bërtitur me të madhe në studionin  e emisionit italian, teksa nuk ka kursyer as lotët, padyshim që bëhet fjalë për lot gëzimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje