Napoli firmosi me Rrahmanin, tifozët tallen keq: Jemi për Serinë B

20 Janar 2020, 22:36Sport TEMA

Napoli zyrtarizoi ditën e sotme transferimin e mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani, edhe pse ky kalim kishte kohë që ishte bërë i ditur. Por pavarësisht kësaj, as përforcimet nuk po kënaqin më tifozët napoletan.

Këta të fundit kanë braktisur skuadrën në stadium, ndërsa rezultatet negative kanë bërë që të mos i kursejnë aspak kritikat për klubin.

Madje një gjë të tillë e kanë bërë edhe në postimin e Napolit për zyrtarizimin e Rrahmanit.

Tifozët napoletanë kanë vërshuar me komente ironike ku shprehin hapur pakënaqësinë me klubin e tyre të zemrës, që sipas tyre po shkon drejt Serisë B dhe disa prej tyre nuk janë kënaqur nga transferimi i mbrojtësit shqiptar.

1 komente në “Napoli firmosi me Rrahmanin, tifozët tallen keq: Jemi për Serinë B”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje