Hellas Verona është klubi surprizë i këtij sezoni në Serie A. Ekipi italian shiti Amir Rrahmanin për 14 milionë, por nga krahu tjetër kanë dhe një xhevahir në skuadër. Shqiptari tjetër, Marash Kumbulla, ka zgjuar interesin e shumë klubeve të rëndësishme,
Juventusi, Interi, Milan, Lazio, Napoli dhe Fiorentina kanë shfaqur interes. Klubi vjolë ishte i fundit që u ul në tavolinë me drejtuesit e Veronës. Ata folën në lidhje me transferimin e mundshëm të shqiptarit, por çmimi që vendosi klubi i Kumbullës i trembi jo pak.
Verona kërkon 20 milionë euro për shtatlartin e kombëtares sonë. Një shifër e ekzagjeruar kur mendojmë se 19-vjeçari po luan sezonin e tij të parë në Serie A. Ai eci me hapa të shpejtë, pasi fitoi vendin në formacin dhe po dhuron paraqitje të mira.