Trajneri i ri i Bayern, një refuzim dhe një “po” nga Arsene Wenger

20 Janar 2020, 21:58Sport TEMA

Trajneri i ri i Bayern Munchen vazhdon të jetë një temë shumë e diskutuar në Gjermani.

Hans Flick po bën një punë shumë të mirë në krye të bavarezëve dhe u konfirmua deri në fund të këtij sezoni, megjithatë, Bayern synon një emër të madh në pankinë për sezonin e ardhshëm.

Emri i radhës që ka refuzuar pankinën e Bayernit është Ralf Ragnick, që ka qenë drejtor sportiv i Lepzig në të shkuarën. Agjenti i Ragnick konfirmoi për Bild se ka pasur një ofertë nga Bayern, por Ralf nuk do të marrë drejtimin e Bayern.

Ragnick bëhet emri i radhës pas Ten Haag dhe Tuchel që refuzon stolin bavarez.

Pista “Arsene Wenger” mbetet ende e hapur, pasi është zbuluar që ish-trajneri i Arsenalit nuk po qëndron dot larg futbollit dhe kërkon rikthimin sa më shpejt.

Stoli i Bayern e tundon tepër strategun legjendar francez dhe në rast të ndonjë ofertë në verë, do të pranonte t’i bashkohej kampionëve të Gjermanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje