Grekët në grevë, kërkojnë t’iu kthehen ishujt “e pushtuar” nga emigrantët

22 Janar 2020, 20:38Rajoni TEMA
Grekët në grevë, kërkojnë t’iu kthehen ishujt

Grevë dhe protestë e banorëve të ishujve grekë të Lesbos, Samos dhe Chios për shkak të situatës së krijuar nga numri i madh i emigrantëve që mbërrijnë nga Turqia.

Banorët fajësojnë autoritetet për mosmenaxhim si duhet të fluksit të emigrantëve dhe kërkojnë prej tyre që t’iu kthejnë jetesën e mëparshme.

Numri i emigrantëve që strehohen në këto ishuj të Greqisë është shumë i madhe dhe kushtet në kampe janë përkeqësuar nga dita në ditë.

Në kampin e Morias, i cili është më i madhi në ishullin e Lesbos, jetojnë mbi 19 mijë emigrantë nga 2840 që është kapaciteti.

Guvernatori i rajonit të veriut të Egjeut, Kostas Moutzouris deklaroi se njerëzit janë të mërzitur që ishujt aq të bukur grekë janë kthyer në qendra ndalimi dhe strehimi për mijëra njerëz nga e gjithë bota.

Dyqanet, farmacitë dhe pikat e karburantit u mbyllën së bashku me disa klinika. Grevës iu bashkuan dhe shoferët e taksive dhe autobusëve.

3 komente në “Grekët në grevë, kërkojnë t’iu kthehen ishujt “e pushtuar” nga emigrantët”

  1. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    pritet qe shume nga refugjatet te shkojne drejte birazereve ne albanistan……….

  2. AC/DC says:

    Vaftisini se behen greke menjehere

  3. Iliria ne beignet e Egjeut says:

    O tourkos, po ti nuk do vesh ne albanistan, o bukeshkale? Po per globalizimin, a te ka zene veshi ndonje fjale apo di vetem dhula , psomi she qimithe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje