Taulant Balla: Do të rrëzojmë dekretet e Ilir Metës

22 Janar 2020, 16:13Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, përmes një statusi në rrjetin e tij social, u shpreh se dekretet e presidentit Meta, do të rrëzohen, ndërsa do të vijojë bashkëpunimi për të përmirësuar paketën antishpifje në të ardhmen.

Sipas Ballës, dekretet e  presidentit po mbrojnë shpifjen ndërsa shtoi se bashkëpunimi me OSBE synon të mbrojë fjalën e lirë nga shpifja.

“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë një status-quo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjerësisht dhe ku dezinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktorë online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shpifja si edhe të vetë publikut nga dezinformimi.

Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimin të mundshëm të legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE qe ia kaluan Komisionit te Venecias tekstin dhe mezi presim ta përmirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias.

Ndërkohë sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE per aktet e domosdoshme nënnligjore”, shkruan Balla.

1 komente në “Taulant Balla: Do të rrëzojmë dekretet e Ilir Metës”

  1. gert says:

    rrezo edhe ket timin edhe i ke rrezuar te gjjitha, ik mer shtet plehre, sjeni ne gjendje te beni asnje gje, te korruptuar deri ne palce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje