Trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërrin në Shqipëri shefja e re e diplomacisë së Washingtonit në Tiranë.
Kjo video tregon momentin e ardhjes, të Yuri Kim ambasadore e SHBA, fiksuar ekskluzivisht, nga kamera e operatorit të Top Channel Endri Kurti.
Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.
Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta diplomate femër që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Rrugën e Elbasanit.
Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga senati si pasojë e një lobimi kundra saj për të cilin Fiona Hill ish këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në kongresin amerikan ,se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.
Pasaardhsja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.
Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se Ambasadorja Yuri Kim në tre vitet e ardhshme do të udhëheq prioritet e SHBA për Shqipërinë, duke nisur nga konsolidimi reformës në drejtësi me SPAK dhe BKH, vijimin e ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, minimizimin e veprimeve të Iranit në vendin tonë, përfshi influencën ruse, pa harruar shqetësimin më të fundit amerikan, përpjekjet e Kinës në kontrollim e disa sektorëve strategjik në Shqipëri./Muhamed Veliu/
Ka ardhur ne kohen kur reforma ne drejtesi perben prioritetin e vendit. Me siguri angazhimi saj do jete I rendesishem. Paste kemben e mbare!
Kaq shume e vlereson USA Shqiperine e vogel kokone.
–
Mbaresininshallah, iku Filipini , shkoi Kinezi ene tani e ka radhen Koreanja per te miren e Albanistonit, ka sjelle me vete ene nje Cek te Bardhe per arnautet e Rames/ Metes/ Bashes, lol
Me kembe te mbare ishalla,mbase na sjell fat.
Mireseredhe mike e shtrenjte!
erdhi dhe cfare pastaj,me shoke edhe ajo si te tjeret qe ben para asaj dakord me me te fortin
Haha vetem ne Shqiperi nje ambasadore e huaj trajtohet si presidente. Ne rregull, SHBA eshte vend mik dhe aleat, por mua me vjen turp qe Shqiptaret jane popull kaq i poshteruar.
Mireserdhe Znj.Ambasadore qofte mbaresi ardhja juaj .Me shume shprese se do bene te pamunduren per pjesen e popullit te ndershem e te varfer ne shqiperi qe e ka dashur dhe e do Ameriken, shpresen e ka vetem tek ju. Edhe njihere ju urojme mireseardhjen dhe pune te mbare .Ju dhe Zoti e ndihmofte shqiperine.
Pune te Mbare Znj.KIM.Kemi shprese qe do te beni te pamunduren per te ndihmuar Shqiperine dhe Shqiptaret ne rrugen drejt BE .Na kij Kujdes Zagaret e Politikes shqiptare qe kane grabitur te gjitha Pasurite Kombetare .Presim ti shikojme PRAPA HEKURAVE.Zoti Ju Bekofte !!!!.
Mirese erdhe zonja ambasadore,zonja Kim, me pune dhe kembe te mbare.Te gjithe ata qe shajn dhe pergojojn Ameriken,si Berisha,Basha,Meta,Fallxhorja,te cilet shoqerohen ne kete kor te famshem nga disa analist rrugeçer, te papergjeshem e te shitur te politika,i ka zene frika,u ka hyre tartakuti ne bark dhe nuk po i ze gjumi.Zonja ambasadore,deri tani,nuk e ka futur asnje ne burg Sali Berishen,kete kriminel dhe armik i Amerikes, i BE-s dhe popullit shqipetar.Kemi shprese te ju dhe te reforma e re ne drejtesi se, do vij nje dite qe deshira e shqipetareve te plotesohet duke i futur ne burg keta kriminel.
Mirëseerdhe Zonjë.
Do njohësh hajdutë të mrekullueshëm,të korruptuar fshati me kollare,
analfabetë me 3 diplloma kristali,kokëpalarë me vila dhe foristradë,
20 vjeçarë me makina lluksoze pa punuar asnjë ditë,famra mode pa punë !!!!!,
politikanë që shajnë nga nëna dhe motra sikur pinë limonatë,president hajdut ,ishkryeministra që kanosen me jetë,
dhe kryeministra që ju duket vetja sikur drejtojnë suedine,të ndershëm që vuajnë urinë,intelektualë
që shesin banane me legena kauçuku,ishkoperativistë qe drejtojnë gazeta,universitete,shkolla.
Do kesh rastin të njohësh të keqen më të keqe që njerëzimi ka njohur deri më sot.
Bëhu e fortë dhe mos u përpjek të ndryshosh.Vetëm dëfrehu se nuk do ta kesh kurrë këtë rast.