Gishtin nga vetja!

23 Janar 2020, 17:36Blog TEMA

Arlinda Çausholli

Unë do të flas për dhunën, por jo me gjuhën e dhunës. E nuk do të ngrej gishtin ndaj askujt, përveç se ndaj vetes sime. Dhuna e kohëve të fundit është vetëm shumatorja e arrogancës nëpër mikrofona të rrjepur politikë, nga të gjitha palët që kanë në dorë ligje dhe nënligje, e që votën ia kemi dhënë, pasi e kemi shitur shpirtin me një pazar të turpshëm e të pakthyeshëm. E atyre iu lumtë.

E shitëm, në shtrembërim të kombit, në shtrembërim të njerëzve, të moralit, të fëmijëve që na pasqyrojnë, dhe të ardhmes të turbullt të këtij vendi që lyhet në fasadë dhe lëngon në brendësi.

Dhuna fillon që në shtëpitë tona, kur bashkëshortët i thonë njëri-tjetrit “mbylle gojën” dhe fëmija dëgjon zërin e më “të fortit” prind dhe e përcjell të shoku i lagjes.

Dhuna vazhdon në rrugë, kur hakërrehemi nëpër makina e nëpër trotuare kush të kalojë më parë, sepse ngutemi për të qenë më të fortë, dhe jo se kemi ndonjë punë të mirë apo fisnike për të bërë.

Dhuna zgjatet, kur djemve vazhdojnë t’ua mbajnë derën e lokalit vajzat, sepse ata duhet të hynë me duar në xhepa, e të tregojnë se katër fenerët e dritave të makinës i kanë marrë me vete edhe në tavolinë.

Dhuna stërzgjatet nëpër shkolla, nëpër kufinj e prona, nëpër institucione shtetërore ku qytetari i thjeshtë duhet të jetë i shenjtë e të trajtohet si i tillë.

Dhuna klith në indiferencën tonë ndaj atyre që pastrojnë – me aq sa munden – rrugët dhe ndërtesat publike, kokëulur, sepse askush nga ne nuk ua ngre sytë t’u thotë “puna e mbarë”.

Dhuna trashet, kur mungojnë fjalët e falenderimit dhe të mirënjohjes te njerëzit kalimtarë apo jo të jetës sonë, sepse kemi filluar të kemi frikë nga mirësia e butësia, dhe nuk ka kanosje më të madhe se kjo.

Dhuna jehon, sepse media të vdes disa herë në emër të klikimeve, pa e kuptuar se bashkë me emrin e përfolur vdes dhe ajo vetë.

Titujt kryesorë u bëjnë lavazh pamor dhe mendor të gjitha moshave, duke e sjellë jetën e amullt publike në formën më të shëmtuar.

Gjuha mediatike vë në piedestal modele që nuk frymëzojnë, por shigjetojnë me pahir, kthinat me të pazhvilluara të këtij vendi, me figura që vlerat nuk i njohin. Çdo ditë. Duke çoroditur vajzat që kujtojnë se trupi i ekspozuar i bën më femra dhe djemtë që mendojnë se grushti i bën më burra.

Dhuna do të trashëgohet në më të paktën tre breza, sepse 2.5 milionë shqiptarë – aq sa kanë mbetur – nuk janë në gjendje të bashkohen në një zemër të madhe, të kujdesen për veten, për tokën, për votën, për njëri-tjetrin dhe në 28 vjet kanë ndezur vetëm zjarrin e Kombëtares, sepse vetëm nga ajo ndihen të parrezikuar.

Të kemi frikë nga njëri-tjetri? Të mbrohemi nga njëri-tjetri? Nuk besoj se ka dhunë më të madhe, të përditshme, dhe ngadalësisht më sfilitëse se sa kjo.

Gishtin nga vetja, zemrën nga të gjithë.

4 komente në “Gishtin nga vetja!”

  1. rripitipitytytyrripity says:

    Varet nga cfare konceptojm si dhune, kemi dhune fizike, dhune psikologjike dhe dhune verbale, por brenda secilit variant kemi definicione apo interpretime te ndryshme sipas gjeografise, kultures, etnise, shkalles se zhvillimit ekonomiko-social etj etj. Te flasesh per dhunen nuk mjafton te hedhesh ne karte frustrimin personal. Psh ndjenja qe te ngjall ky shkrim eshte ndjenja e te qenit i dhunuar prej autores se ketij shkrimi nga vete menyra e dhuneshme me te cilen autorja kerkon te percoje tek lexuesi pasojat dhe shkaqet e dhunes. Pra thene thjeshte, njesoj sikur dikush te te mesoje nepermjet dajakut qe dajaku eshte i keq kur aplikohet prej teje ndaj te tjereve por jo kur une e aplikoj ndaj teje qofte edhe nepermjet artikujve te tille, ne kete rast kemi arritur tek nje natyre tjeter e dhunes, Dhuna Mediatike.

  2. rripitipitytytyrripity says:

    Varet nga cfare konceptojm si dhune, kemi dhune fizike, dhune psikologjike dhe dhune verbale, por brenda secilit variant kemi definicione apo interpretime te ndryshme sipas gjeografise, kultures, etnise, shkalles se zhvillimit ekonomiko-social etj etj. Te flasesh per dhunen nuk mjafton te hedhesh ne karte frustrimin personal. Psh ndjenja qe te ngjall ky shkrim eshte ndjenja e te qenit i dhunuar prej autores se ketij shkrimi nga vete menyra e dhuneshme me te cilen autorja kerkon te percoje tek lexuesi pasojat dhe shkaqet e dhunes. Pra thene thjeshte, njesoj sikur dikush te te mesoje nepermjet dajakut qe dajaku eshte i keq kur aplikohet prej teje ndaj te tjereve por jo kur une e aplikoj ndaj teje qofte edhe nepermjet artikujve te tille, ne kete rast kemi arritur tek nje natyre tjeter e dhunes, Dhuna Mediatike..

  3. Ladi says:

    E thjeshte, e qarte, e vertete, shume e dhimbeshme, por keta ngrehaluce jemi dhe do te vazhdojme edhe ca, drejt territ mosperfilles jo human..

  4. shoku says:

    Hapi njeri nje baxho. Ky kish ca lekë, pa ca lopë qe po kullosnin, edhe pse merrte vesh nga zanati.
    Kur beri proven e pare te gjizës, i dilte e tharte. Nje her, dy, tri. Si eshte e mundur?!
    I thote nje shokë i tij. Ore kam nipin e nje miku. Jeton ne qytet. Ka mbaruar per tekonologji ushqimore.
    Ne rregull i ky, sille.
    Vjen ky miku. E priten si shpetimtare. I thane per te ngrene, pire, fjetur i ke te gjitha, veç na zgjidh problemin e gjisës.
    Fillon miku diten e pare te punes. Hap kontenitorin, zgjat gishtin tregues te dores se majte, e fut brenda mbush mollezen e gishtit me gjisë, e provon dhe thote: E thartë dhe iken. Aty per aty menduan se vajti per te studiuar shkakun. Ne mbasdite del ne fshat, ku te gjithe e shikonin sikur te i derguari. Hengri darken me te gjitha te mirat dhe shkoi te flinte.
    Diten e dyte, qe me mengjes, para se vet i zoti te vinte ne baxho, ai ishte aty. Priti pronarin e pasi i erdhi prane, u perqendrua, zgjati gishtin tregues te dores se majte, e futi brenda, mori gjise, e provoi, mblodhi buzet dhe tha: E tharte.
    Edhe diten e trete dhe te katert po ashtu.
    Diten e peste, pasi e priti si gjithmone qe pronari te vinte, zgjati gishin tregues te dores se majte, mori gjize, por kesaj radhe ne vend qe ta provonte ia çon te goja pronarit dhe i thote (si fjale pak qe ishte) provoje.
    Pronari i nevozuar i thote: ore po jete per te provuar kam gishin tim une, po me thuaj cfare ka gjiza qe nuk del e mire, se ta futa ate gishte aty…
    Djali si pa te keq i tha: E tharte.
    Pasi i japin nje kopaçe te mire, ai largohet.
    Nje dite kur e takon ai qe i kishte propozuar te punonte aty, i thote: Ore si na naxive imazhin e u talle me ate mikun tim?
    Pse tha ai, ç’bere une. ai stan ate bulmet ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje