Dita kur Ilir Meta bënte mirë të heshtte

21 Janar 2020, 20:10Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Të dish të heshtësh, shumë shpesh, është po aq e rëndësishme sa të dish të flasësh. Një mësim i thjeshtë jete për cilindo që ka provuar me pezmatim koston e fjalëve të thëna pa vend. E kishte një rast për të heshtur edhe presidenti i Republikës sot, më 21 janar, por vendosi ta shpërfillë. Paçka se Ilir Meta është ndoshta njeriu më i interesuar në këtë vend, që të mos hyjë në hollësitë e kësaj date, kur fati i tij politik u përkthye brenda orësh në një tragjedi që vazhdon të mbajë pezull një pjesë të kujtesës tonë kolektive.

Lexojeni çfarë na thotë sot presidenti për 21 janarin e vitit 2011: Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme! Pra, sipas presidentit, edhe nëntë vjet pas atij krimi shtetëror të pandëshkuar ende, teorema mbetet ajo më banalja, e prodhuar pak orë pas vrasjeve: opozita manipuloi protestuesit, ju mbushi xhepat me gurë dhe i yshti për dhunë ndaj godinës së qeverisë dhe i shtyu drejt dhunës.

Se ç’ndodhi më pas, se cila qe dinamika e asaj që pasoi, fajtorët e humbjes së jetëve, e vërteta mbi shkallën dhe përmasat e dhunës, tensioni real që u prodhua në bulevard, sjellja e policisë, Gardës, fakti që vetëm njëra palë posedonte dhe përdori armë, vendi ku u vranë viktimat (larg perimetrit të Kryeministrisë) – të gjitha këto nuk kanë as edhe një gram rëndësi për Ilir Metën.

Për të ka rëndësi të kapet fort, si aleati i tij më jetëgjatë në politikën shqiptare, Sali Berisha, pas qerres pa rrota të grushtit të shtetit, të cilën s’e besoi as edhe për sekondë as ai që e shpiku. Deklarimi i presidentit se 21 janari ishte fryt i protestuesve të manipuluar, e jo i shtetit me kobure në brez e të dalë mendsh, është në fund të fundit një përpjekje e tij për të shpëtuar alibinë politike të janarit 2011. Kjo duket dhe është e lexueshme që larg.

Pyetja është një tjetër: përse Ilir Meta kërkoi të zbulojë kot petët e këtij lakrori të sikletshëm sot, kur mund të kishte hedhur në rrjetet sociale ndonjë nga fotot me ngjitje malesh apo me fitoret e Celltikut? Pse kërkoi të kthehet në vendin e një krimi shtetëror, duke e ditur se 21 janari është një ndër ato ngjarje kur shteti ka vetëm alibinë qesharake dhe krejt cinike “s’kam faj unë pse erdhët, meqë erdhët ju vrava”!

Është krijuar një komision hetimor për puçin e 21 janarit. Njëri ndër turpet e parlamentarizmit shqiptar. Një komision me tre kryetarë që shkonin e vinin, por pa raport final. Kërkojeni raportin final të këtij komisioni, pyesni edhe juristët e famshëm të PD në Kuvend që kanë qenë anëtarë të tij. Ku e kanë raportin final të punës së tyre hetimore? S’ka raport sepse s’ka patur puç! Ka patur vetëm një vrasje në seri në bulevard, e që sot Ilir Meta bën sikur s’e kujton.

Logjika e presidentit rezonon në mënyrë shumë të çuditshme me atë që ndodhi vitin e shkuar në të njëjtin vend, pra tek kryeministria. Me këtë manipulimin e protestuesve që thotë Meta, i bie që në dhjetë protestat e dhunshme të opozitës nga shkurti deri në majin e vitit 2019, të ishin vrarë nja 50-60 veta dhe qeveria të mos merrte asnjë përgjegjësi mbi vete. Sepse, siç ka thënë Presidenti, “ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme”. Po e berë në det, thonë vlonjatët, kripa ta sjell në gjellë.

21 janari tashmë është një ngjarje që mund të zbardhet vetëm nga SPAK. Është detyrim historik ndaj të vrarëve, që të bëhet transparencë mbi atë akt ekstrem të papërgjegjshmërisë shtetërore. Ndoshta kështu do të moderojnë fjalët edhe ata që janë mësuar të vijojnë me përrallat bajate të propogandës zyrtare të asaj kohe të çmendur, kur shteti vriste shtetasit e vet…

9 komente në “Dita kur Ilir Meta bënte mirë të heshtte”

  1. Koba says:

    I Nderuar Z.Minxhozi.Sherlock Holmesi na meson se Krimineli kthehet seriah ne vendin e krimit.Prandaj Like Floriri dhe fajtoret e tjere i kthehen atyre diteve te terrorit Shteteror

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Te gjith jan edhur ne sulm kundra RAMES
      QE nga LIKE FLORIRI SALI LUGATI MONA RUGACE Luli ADOLESHENT
      Kush I vrau ke sulmoin
      RAMA BURE SHTETI
      RAMA gabi qe nuk I futi Burg Burg keta plera

  2. tirona says:

    skender weveria e edi rames ka kerkuar pushimin e ceshtjes se 21 janarit ne strasburg, kshuqe esht mur qe ti te rrish urte.

    1. Çazim Çazimi says:

      …së pari mëso të shkruash shqip. Minxhozi as nuk ka gënjyer, as nuk ka shpifur, as nuk ka vrarë. Minxhozi ka shkruar të vërtetën. Juve po ju shkruajte të vërtetën, ju vret. Ky Meta bashkë me Berishën, as më pak as më shumë, kanë vrarë, vrarë….shqiptarë. Me duar në xhepa….

  3. Ket do jemi says:

    Shume detyra po i ngarkoni ketij spak qe nuk do e ver ujin ne zjarr aspak…
    Keta jane ata qe ishin….

  4. Shinjestra says:

    Bravo zoti Minxhozi.Nje shkrim i saket dhe bindes.Ilir Meta eshte kriminel si Sali Berisha te cielt te vrasin naten dhe te qajn diten.Por keta jane nga ata kriminel qe te vrasin edhe ne mes te dites dhe nuk duan t’ja din fare se ç’fare bene.Pse ndodh kjo? Sepse ne vendin ton nuk ka drejtesi.SPAK-u duhet te marin ne hetim keto dosje te nxehta si 21 Janari Gerdeci,katrahura e 97-tes qe kane ngelur me qindra shqipetar te vrare nga duaret e zeza te ketyre njerzeve pashpirt.

  5. Olimpia says:

    Fytyra me e ndyre televisive qe kam pare ne jeten time ishte ajo e Metes dje.Thjesht per ate interviste rrugaci kryehajdut Meta nuk duhet te qendroje as edhe nje minute ne zyrat e shtetit.Cfare deshmoi ajo interviste ????
    ….Qe drejtesia shqiptare eshte akoma nje bashkautore e krimit te te gjithe llojeve.Vetem ne Shqiperi mund te ndodhe qe drejtesia te mos veproje ndaj krimeve shteterore flagrante.
    … Meta aktualisht eshte koka drejtuese e ,,revolucionit fashist,,te deshtuar,eshte njeriu me i rrezikshem qe tenton shkaterrimin e shtetit shqiptar.Fakti qe nuk shpall zgjedhje te pjeseshme ne Shkoder,Durres,Vore eshte krim flagrant ..mosveprim me pasoja te renda per rendin demokratik…Nderkohe qe prokuroret perkates ne rrethe duhet te kishin hapur ceshtje penale..
    …Meta ,sfidon hapur opinionin shoqeror,ofendon familjaret dhe te afermit e deshmoreve te rene nga plumbat e veglave te fashistit Berisha dhe kriminelit Basha.
    …Meta kerkon te demonstroje prepara shqiptareve qe do te mbetet ne zyren e Presidentit, pavaresisht vendimeve qe mund te marre parlamenti apo Gjykata Kushtetuese,me shpresen se me ardhjen e mundeshme te Bashes ne pushtet ,do te mbetet president deri ne 2029….Mendoni,kryehajduti Meta president deri ne 2029…..!!!!!!! Ky eshte plani i tij.Pra shkaktari i vrasjeve kriminale,qe i ka duart te lyer me gjak,president.
    …Meta kerkon tu kundervihet perendimit i cili realisht e ka izoluar.Por me daljen televisive ai thote…ketu ne fashatin tim Shqiperi jam une qe komandoj….pavaresisht izolimit tuaj…
    Gjithesesi ,cfaredo qe te beje Meta,bashke me Berishen do te mbetet njerezit me te urryer ne historine moderne te Shqiperise.

  6. naimi says:

    nje gje e ke gabim. grusht shteti, ka pasur, por nuk eshte ai qe pretendohet. grushti qe ne vazhdim, pas 22 janarit, kur nuk u zbatua urdheri I prokurorise nga organi qe eshte I detyruar me ligj ta zbatoje. policia iu bind hierarkise dhe jo detyres funksionale, kjo sjell renien e rendit kushtetues, dhe jo sulmi ndaj nje organi drejtues te vendit. I bie qe nese (larg qofte) denohet kryeministri nga gjykata, policia mos ta arrestoje dhe drejtoria e burgjeve ta liroje edhe nese kjo do ta dergoje atje..

  7. Gjoleka, biri i Abazit says:

    https://www.youtube.com/watch?v=wcE0U80E7yY
    Kjo eshte pergjigjja.
    Berisha dhe Meta ne litar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje