Tre 21 Janarët e Shqipërisë: Një që na nderon, një që na dhemb dhe një që na turpëron

21 Janar 2020, 12:45Blog TEMA

Nga Ditmir Bushati 

I pari na nderon.

100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.

I dyti na dhemb.

Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën.

Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.

I treti na turpëron.

Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

9 komente në “Tre 21 Janarët e Shqipërisë: Një që na nderon, një që na dhemb dhe një që na turpëron”

  1. Haki Stermilli says:

    Te nderon i pari the zotrote? Ne Kete 100 vjecar Shqiperia perfaqesohet me njerzit me injorante ne parlament. As llumi i shoqerise nuk jane por me keq akoma.

  2. Jozi says:

    Per dy e ke mire.
    Por sa per rezistencen e Rugoves, megjase sot do te ishte zhdukur nocioni Kosove.

  3. Petro ... says:

    Na dhemb 21 janari per Ibrahim Rugoven! Flet perçart o Ditmir. te pakten duhet te respektosh ate pjese qe Rugoven nuk e pranojne ne vatren e tyre; jemi ne pluralizem. Si vdekje te nje njeriu pranojme keqardhjen, por tu dhembe te gjitheve se do ti dhe ca te tjere., nuk shkon. Behuni serioz se perfaqesoni popullin . Po Azem Hajdari te dhemb? Mua me dhemb me shume Remzi Hoxha sado qe jemi shume larg njeri tjetrit.

  4. Zigur Qarri says:

    “Nuk e ka thene drejtesia fjalen e saj”,sepse e ka thene më pare qeveria e neorilindasve,prandaj edhe konflikti i famljeve te
    viktimave me Qeverine qe komandon drejtesine,perfundoi ne Strasburg.”Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg
    mbyll shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të viktimave të 21 Janarit me një shpërblim të detajuar. Zgjidhja është miqësore, ose
    e thënë ndryshe një marrëveshje me qeverinë.Qeveria shqiptare u përfaqësua nga agjentja e saj e atëhershme, znj. A. Hicka, nga
    Avokatura e Shtetit”!Avokatja e Shtetit Alma Hicka,d.m.th,”Qeveria e”rilindjes”,d.m.th,Edvin Rama,ishte kunder Familjeve te viktimave,
    kunder njohjes se fajesise se Qeverise Berisha!!!E moret vesht o zagaret e “ridhjerjes”?Per viktimat e Gerdecit,ashtu si edhe per
    viktimat e 21 Janarit,nuk ka asnje padi nga Qeveria Rama,megjithese autoporlantet e tyre edhe sot e kesaj Dite,nuk pushojn se
    akuzuari Berishen dhe Bashen!D’Rame Escobari,jo qe nuk ka ngritu padi kunder Qeverise Berisha,por ne te dy rastet ka angazhuar
    avokatet e Shtetit kundra te demtuarve.A ka hipokrit me te madh se ky drogaxhi,o zagaret e “ridhjerjes”?Fitorja e familjareve
    te viktimave te 21 Janarit ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg,nuk ka te beje me shumen,qe eshte nje shume
    e vogel per nje jete Njeriu,por me nderin.I lumt!Kater(4) viktimat e 21 Janariti dergoi Edvin D’Rama drejt vdekjes.Ai rrekomandoi qe
    te eskalonte protesta deri ne ate pike,sa te flijoheshin kater jete shqiptaresh te pafajshem,qe te merrte drogaxhiu pushttetin.Njohja
    zyrtarisht e fajesise se Qeverise Berisha,implikon shkaktaret e dhunes se protestes,ku kryesori eshte D’Rame drogaxhiu.Pra, nuk
    ishte problemi i demshperblimit per Ramen,qe i doli kundra ne Strasburg,sepse nuk i plas atij per Leket e takspaguesve shqiptare,
    por per friken e implikimit te tij,qe natyrisht eshte dokumentuar nga Berisha.Rama e bleu gjakun duke paguar nje shume astronomike,
    qe familjaret e viktimave mos te shkonin ne Strasburg.”Viktimat e 21 janarit në Tiranë, dëmshpërblim 2.1 milionë euro për 4 familjet.
    Një muaj përpara 21 janarit Qeveria e Shqipërisë i ka akorduar 970 mijë euro shtesë familjeve të katër viktimave të protestës së para
    gjashtë vjetëve të PS-së, tash në pushtet. Ky është dëmshpërblimi i dytë pas atij të 18 janarit të këtij viti, që e çon shifrën në një total
    mbi 2 milionë euro”.

    1. DinPak says:

      Altoparlant dhe jo autoparlant, o Zigur Qorri.

  5. fariu says:

    Te pershendes Ditmir.
    Je shume i pergatitur dhe i sakte.
    Klasa e Juaj ne gjimnazin “Petro Nini”, thuajse ka qene e gjitha e shkelqyer dhe ata si Ju duhet te ishin sot ne drejtimin e Shqiperise.
    A kini mundesi te mblidhi, sepse shume nga Ju jane shperndare neper bote dhe Shqiperia mbetet ne duart e Saljanve dhe Klevisave “DRU ME PRE”.

  6. Xhuliano says:

    Gjithkun karagjoze, ne parlament ne drejtesi ne qeveri. Karagjize ata qe e lane, karagjoze keta qe e kane e karagjoze ato qe do vijne, sepse kjo eshte rrotacion. I pari e la pushtetin me urrejtjen qe populli i vuri perpara per vrasjet e 21 janarit, i dyti perfitoj se nuk do ti dilte shpirti, pa vene drejtesine ne emer te vrareve dhe atyre qe lane pas, i treti kerkon te vije ne pushtet, duke premtuar bollik e pasuri e mireqenie deri ne qiellin e shtate. Paturpesia eshte pjese e politikes, aty ku ka dhimbje gjen nje politikan qe kerkon permes dhimbjes qe ke, nje nder, me jep voten. Kulmi i arrogances njerezore e shpirterore, ku nje pjese kerkon te pasurohet me fatkeqesite e tjetrit. Nuk e ben dot as Rama e as SPAK, perderisa njerezit e kesaj politike jane te perlyer me shantazhe e kercenime.

  7. meti says:

    Sa injorant ,aq edhe idiot ky Ditziu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje