Mjaft më edhe burra, edhe gënjeshtarë

19 Janar 2020, 19:15Blog TEMA

Nga Alba Malltezi 

Disa janë mërzitur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paditur për shpifje kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn.

U mësuam në gjithë këto vite post diktaturë me disa burra të çuditshëm shqiptarë në jetën tonë publike, politike: Edhe burra, edhe gënjeshtarë.

Janë dy gjëra që nuk kanë qëndruar kurrë bashkë në historinë e personaliteteve të Shqipërisë. Nuk ishte dëgjuar kurrë më parë që dikush të ngjiste shkallët e respektit dhe të preferencave duke qenë edhe burrë, edhe gënjeshtar. Por kohët e fundit shumë u mësuan me këtë.

Aq shumë, saqë të jesh sot edhe burrë, edhe gënjeshtar, është mëse normale. Të meritosh, madje, edhe mbrojtje në opinion nëse dikush kërkon të verifikojë gënjeshtrat që lëshon.

Dikush punoi aq tinëzisht për këtë, saqë përziu me një lugë djallëzie drejtësinë, mediat, shtetin, në mënyrë që asnjëherë të mos merrej vesh se kush në këtë vend është “burrë”, e kush në këtë vend është “gënjeshtar”. Punoi aq fort sa njerëzit dukeshin e duken të gjithë njësoj, e askush të mos shihte më mirë e më qartë për të kuptuar gjërat se si në të vërtetë janë.

Ka disa kohë, që me ndihmën dhe me vullnetin sidomos të SHBA dhe Bashkimit Europian, po bëhen përpjekje për të vendosur rregull në drejtësi, në shtetbërje e në sistemimin e gjërave sipas vërtetësisë, rëndësisë e vlerës që kanë. Eshtë një fillim, por rruga e të parit drejtë e qartë do të jetë e gjatë.

Sot nëpër Tiranë shihen burra-gënjeshtarë të fshehin adresat e shtëpive, të institucioneve ku punojnë, pasi drejtësia u troket në derë për të verifikuar gënjeshtrat që kanë thënë. Kanë thënë pafund gënjeshtra e shpifje në publik për këdo që mendojnë ndryshe prej tyre, por, këta gënjeshtarë, nuk kanë guximin t’i mbrojnë thëniet e tyre para një gjykatësi, para drejtësisë.

Në Tiranë sot shihen burra që fshihen si minj e që u thonë administratorëve të pallateve ku banojnë: Po më kërkuan thuaj se nuk banoj këtu. Janë këta politikanë, gazetarë, profesorë, këta burra-gënjeshtarë që pasi mbipopulluan Shqipërinë, infektuan edhe Kosovën, që ishte disi më ndryshe.

Nëse Ramush Haradinaj ka thënë të vërtetën, askush nuk ka pse të mërzitet se do të shkojë në një gjykatë në Prishtinë. Vetëm në rast se kanë frikë se zbulohen se dalin burra-gënjeshtarë. E këta, për nga gjaku e veprat, nuk janë shqiptarë. Dhe kjo vlen si për burrat, ashtu edhe për gratë.(shqiptarja.com)

4 komente në “Mjaft më edhe burra, edhe gënjeshtarë”

  1. Nuk e kane fajin ata says:

    Çar thu moj Alba?
    Burrat me te medhenj te ketij kombi janë Çim Peka, Berat Bukeshkala, Andi Bushati, Fatos Ljuboviç, Artur Zheji, Armand Shkullumi, Andi Bejtja, Nikollë Lesi, dhe Ramush Hajredinullah. Uh, se harrova. Edhe Sali Katunari me Ilir Kryemadhin.
    Domethene, po qe se kjo eshte e vertete, ne kemi marre fund.
    Por fajin e kemi ne.

  2. Petro ... says:

    Vetem nje gje duhet te sqaroja une; fjala “burre” ne çdo kohe tek shqiptaret nuk nenkupton gjithnje nje mashkull, por ka kuptimin e zoterise, fisnikrise, beses , trimerise dhe pike. Tu a vertetoj? Perse thuhet per shembull qe : “KJo grua eshte burreneshe”? “Ky eshte burre”? Kur e dime qe e para eshte femer dhe i dyti mashkull, por sot , eeeeeeee, kane mbaruar burrat dhe burreneshat. Sot kemi meshkuj dhe femra njesoj si breshkat dhe qenete. qe kane mbushur bordellot, bile keta bejne dhe ligjet qe i duan hapur. Rralle mund te gjeshe, por me kokra misri , kur i thone. Pergjithesisht ne krye dalin keta qe theme une ndja shkojne dhe punet per lume.

  3. naimi says:

    jane mesuar me gjykatat tone, qe thone “te dyja palet kane te drejte”, ishallah jane ndryshe ne dardani dhe e ndajne burrin nga genjeshtari..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje