Ore, po çfarë kërkoni nga Basha?!

18 Janar 2020, 09:32Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Bashes “i thane” dil nga parlamenti. Doli. “I thane” digj mandatet. I dogji. “I thane” perplasu me dhune. U perplas.

As ja fershelleu njeri fare. C’te bente qe t’i kenaqte, te varte veten? Pervecse humbi vete, humbi partia, humbi opozita, humbi dhe vendi.

Te fituar dolen vetem ata qe “thonin dhe keshillonin”. Pastaj filluan te thone; jo po nuk doli si duhet nga Parlamenti e nuk u perplas sa duhet dhunshem qe te dridhej qeveria…

Tani kane filluar “pazari, pazari”, d.m.th Basha u ul ne tryeze me Ramen (te derguarit) pasi ky i fundit e shpetoi nga gjyqi per parate ruse.

Dakort, po Monika Kryemadhi pse u ul (dergoi perfaqesues) ne tryeze? Ca gjyqi i mbylli Rama?!

Dhe mbi te gjitha, pse s’po degjojme ndonje ngritje zeri nga keta qe “thone e keshillojne”; si ka mundesi qe Rama mbyllka gjyqe ku ka te dhena te ardhura nga USA si kjo e parave ruse per lobim?

Po bertasin per pazar, a thua nuk e njohin kete fjale. Sepse jo vetem kane shkruar per pazare, te themi ate qe eshte, po ndonjehere edhe kane qene brenda tyre.

Basha po, duhet te jape dhe duhet t’i kerkohet llogari deri me nje, por nga demokratet dhe nga votuesit e PD dhe opozites qe i terheq zvarre prej kaq vitesh nga “republika e re” tek “s’ka zgjedhje pa ikur Rama”, nga “17 maji” ne “17 janar”.

Per llogarite para drejtesise, eshte puna dhe turpi i drejtesise…Dalja e PD nga sistemi ishte budalleku me i madh ne historine parlamentare qe ben nje parti politike.

Basha dhe Kryemadhi moren vendimin e duhur qe po kthehen ne sistem. Madje edhe sikur te kete “pazar” ne kete rast, ai eshte 100 here me i mire se te gjitha “pazaret” e bera deri me sot. Sepse minimalisht Shqiperia ka 500 mije njerez te paperfaqesuar.

Cfare i mbetet Bashes tani? Pike se pari, te binde veten se nuk duhet te impresionohet me nga ata “qe thone dhe keshillojne” si dhe idete e tyre luftarake.

E dyta, te kuptoje se me c’po ndodh ne bote dhe ne rajon, vicklat e shqiptareve as nuk i duhen e as ua fershellen njeri edhe kur ato vene ne dyshim sistemin demokratik. E treta dhe kryesorja te nise fushaten.

Dhe fushata nuk behet vetem duke uleritur per zgjedhje te parakohshme nga Tirana, por duke grisur kepucet neper Shqiperi, e duke planifikuar 2021-shin.

Rama nuk ka per t’ia leshuar karrigen, as me lutje, as me dhune. Ne propagande nuk e mund dot. Ne perballje vetjake jo. Ne burime njerezore, deri tani jo (nuk di ku ka ndonje fitore Basha perballe Rames, pervec kriminalizimit qe edhe kete nuk ka ditur ta shfrytezoje sepse ben nga nje mufke me te madhe vete).

Ka gati dy vjet kohe ta gjeje se si ta munde Ramen. Pas tryezes se fundit, justifikimet e blerjes se votave dhe “Damianit” nuk pine me uje.

Pas “lufterave” te fundit te humbura, as ata qe “c’thone sot, nuk thone neser” s’pine me uje. Basha duhet te kete pune vetem me demokratet. Ashtu si dhe demokratet duhet te kene pune me te.

5 komente në “Ore, po çfarë kërkoni nga Basha?!”

  1. Dritani says:

    Luli eshte zari i Berishes. Eshte zari se ia ka friken Berishes per dicka te erret ne jeten e tij, që nëse nuk i bindet, Berisha mund tia nxjerre. Po qe se do te ktheheshim ne kohe, ishte gjygji per perfshirjen e Shkelzenit ne aferen e CEZ qe nxiti protesten Rama ik. Pra, dolen se i urdheroi Luli, se Lulin e urdheroi Berisha. Dhe ata te tjeret dolen si dele te bindura nga parlamenti duke djegur mandatet.

  2. TI FUSIN NE SUNXHUK FISHEKZJARRE TRITOLI NE BYTH
    DHE T’JA NDEZIM PARA AMBASADES HALLONDEZE

  3. Kosovari says:

    Në Kosovë thonë “qeni i keq leh në anën e kundërt nga është ujku”. Po nëse Rusia do jepte para, çka mendoni, do jepte për demokracinë?! Piunëve të Ramës u konvenon kjo nga arsyeja e vetme që vemendja proruse e Ramës të kërkohet kah Basha. Apsurd.

  4. Plugu says:

    Bravo.Artikull i shkelqyer.

  5. lexuesi i irrituar says:

    Kosovar : Mos u mundo te mbrosh nje person qe pergatiti dosjet per Rambon tend dhe ta dergoi ne gjykaten e Hages . Basha u pilotua ne politiken shqiptare dhe arriti te shkaterroje çdo gje ku u emrua , te punoje kunder vendit te tij , Shqiperise dhe ti e shume si ti , e mbajne akoma si kryetar te PD … E vetmja gje e mire qe mund te bej eshte te largohet nga Shqiperia e te jetoje me pasurine qe ka vene…Ne se e lejojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje