Nga Enver Robelli
Ministria e Jashtme e Kosovës (MPJ), e drejtuar nga Behgjet Pacolli, paskësh angazhuar Bedri Eminin si lobist.
Ky lobisti ka premtuar se do të krijojë kontakte me afrikanë.
Pastaj afrikanët do të votonin për hyrjen e Kosovës në Interpol.
Për një votë afrikane Pacolli paskësh premtuar 200 mijë euro.
E tha këtë Bedri Emini. Mund të jetë e vërtetë. Ose jo.
Por kulmi i intervistës së tij ishte ky: kur Jeta Xharra e pyeti Bedri Eminin se çfarë bënin pushtetarët e Kosovës në Dubai, ku po mbahej takimi i Interpolit, Emini u përgjigj (po e parafrazoj): laheshin… laheshin në det… laheshin… notonin… laheshin në plazh të hotelit, laheshin Thaçi e të tjerët… pastaj vrapuan… se erdhën do “futbollista”…
Messi e këta… (Mund të jetë e vërtetë kjo. Ose prodhim fantazie, por çka është e vërtetë është kjo: niveli i politikës kosovare është akoma më i ulët se një hedhje në detin e Dubait).
Ik mor car, ngele duke pergoju Kosoven e cdo njeri!
Po heroi rambushi- karabushi qe ka vrare 7 serbe ne ender mungonte apo ishte duke bere pompa me ushtaret .
Kosovaret jane per bajraqe per bajraktare nuk jane per shtete eshte specia me e keqe qe egziston
ky o njeti nivel, nje alkoolik de bythqirë