Nga Enver Robelli
Dikur, moti, një analist (pak dembel) i Tiranës i thoshte një gazetari që s’pushonte së shkruari: “Ore, sikur e kam përshtypjen që në këtë vend vetëm ti dhe Sali Berisha punoni”.
Lajmi i sotëm se do të hapet linjë ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës, bërja publike e lajmit nga ambasadori i Donald Trumpit në Berlin, shprehja publike e përkrajes së kësaj ideje nga presidenti i Kosovës – më bëri ta kujtoj atë maksimën e analistit nga Tirana, përkthyer në rastin e Kosovës: “Ore, sikur e kam përshtypjen që në këtë vend vetëm Hashim Thaçi punon”.
Mbi cilësinë e punës, natyrisht, mund të diskutohet. Por ndërsa të tjerët dëfrehen në pista skijimi në Zvicër dhe ata që mund të bëjnë qeverinë grinden më keq se carrokët e paedukuar, Hashim Thaçi me veprimet e tij po i vë para aktit të kryer.
Në mungesë të qeverisë funksionale, e cila do të duhej të merrej me punët ajrore e tokësore të Kosovës, mos u befasoni nëse ambasadori Richard Grenell e emëron Thaçin edhe pilot të avionit në linjën e Lufthansës mes Prishtinës dhe Beogradit. «Nisma pak…», mund të jetë kërkesa e vetme e Thaçit.
Ne radh te pare me Trumpin mos e kruaj. Ne radhe te dyte Sali Berisha punonte me duar, i binte shume bukur pianos dhe artin e rënies ua mesoi bukur edhe femijeve.